Lidhu me ne

Mix

Mjaft përdorët vaj ulliri për nxjerrjen e gurëve të tëmthit

Thuhet e besohet se një gotë me vaj ulliri të cilësisë së parë, vaj ulliri me barishte dhe/ose lëng limoni, spec të kuq ose shurup panje zbrazin fshikëzën e tëmthit nga gurët dhe toksinat.

Njerëzit besojnë se këto kokteje vajore funksionojnë, sepse një ditë pas pirjes së tyre, ata mendojnë se kanë parë gurët në feçe. Në fakt, nuk e kuptojnë se ajo që po shohin është vaji që kanë pirë. Nëse kapërdini një sasi të madhe vaji, aparati tretës do të përdorë mukozën për ta shndërruar atë në topa të vegjël (ndonjëherë edhe me ngjyra të ndryshme, në varësi të ushqimeve që ndodhen në segmente të ndryshme të traktit intestinal) të cilët mund të defekohen kollaj. Kjo bëhet për të mbrojtur mëlçinë e mbingarkuar.

Nëse kjo lloj zbrazjeje e fshikëzës së tëmthit do të funksiononte, atëherë i bie që në këtë organ aq të imët sa mund ta mbash në dorë, të kishte mijëra gurë tëmthi.

Është krejtësisht e pamundur që një njeri të prodhojë apo mbajë kaq shumë gurë tëmthi. Nëse do të kishit nxjerrë vërtet një gur, ai do të kishte ngecur në kanalin e fshikëzës së tëmthit dhe do të kishit përfunduar në sallën e operacionit.

Gurët e tëmthit përbëhen nga proteinat, bilirubinat dhe kolesteroli. Nuk keni pse pini aq shumë vaj, që mund të shkaktojë kriza për t’i nxjerrë ata. Mënyra më e mirë për të larguar gurët e tëmthit, është që të pakësoni konsumin e proteinave dhe të ndiqni një regjim ushqimor me bazë frutash dhe perimesh që përmbajnë bioacide të shëndetshme. Duke ngrënë spinaq, lakër kale, rrepka, selino, limona, portokaj, qitro dhe duke pirë një gotë me ujë me limon çdo mëngjes dhe darkë, gurët në tëmth do të fillojnë procesin e shpërbërjes.

Një mënyrë tjetër e shëndetshme për shkrirjen e gurëve dhe pastrimin e mëlçisë është edhe lëngu i shpargullit të freskët, i përzier me perime të tjera sipas dëshirës.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook