Lidhu me ne

Mix

5 mesazhet që djersa të jep për trupin

5 mesazhet që djersa të jep për trupin

Djersitja ndihmon në balancimin e temperaturës së trupit. Mund të shkaktohet nga gjendja emocionale, nga një gjendje e rëndë mjekësore, apo edhe nga menopauza dhe shtatzënia (për shkak të ndryshimeve hormonale). Në fazën e pubertetit ka një rritje të hormoneve që i bëjnë gjëndrat e djersës më dinamike. Ajo që shumë njerëz nuk dinë është se lloje të ndryshme të djersës, tregojnë problematika të ndryshme shëndetësore.

5 mesazhet që djersa të jep për trupin

Djersë e kripur

Ashtu si lotët, është normale që djersa të jetë e kripur. Megjithatë, nëse është jashtëzakonisht e kripur deri në pikën kur ju djeg sytë, atëherë kjo është një shenjë që mund të keni mungesë natriumi.

Një përbërës shumë i rëndësishëm për një trup të shëndetshëm është hidratimi. Kështu që mund të jeni të dehidratuar kur ju mungon natriumi në dietën tuaj ushqimore. Duhet të rrisni nivelet tuaja të natriumit dhe kaliumit. Kjo, nga ana tjetër, do të parandalojë djersën super të kripur.

Mezi djersin

Trupi i gjithsecilit është i ndryshëm — disa njerëz djersitin më shumë e disa më pak, dhe kjo është e natyrshme. Megjithatë, si çdo gjë tjetë kur është shumë pak, apo më tepër seç duhet, në të dy rastet, përbën problem.

Nëse mezi djersitni në një ditë të nxehtë vere ose ndërsa jeni duke ngarë biçikletë, kjo do të thotë se gjëndrat tuaja të djersës nuk po funksionojnë mirë. Ky është një problem serioz i quajtur anhidrozë dhe mund të prekë të gjithë trupin. Ajo çon në mbinxehje, rraskapitje dhe mund të jetë kërcënuese për jetën.

Djersitje e tepruar

Djersitja e tepërt quhet hiperhidrozë dhe mund të ndodhë edhe gjatë motit të ftohtë pa ndonjë arsye. Zakonisht u ndodh edhe grave gjatë menopauzës. Ndonjëherë kjo gjendje mund të jetë e rrezikshme. Nëse keni djersitje dhe humbje peshe, djersitje që ndodh kryesisht gjatë gjumit, ose ndjeni presion në gjoks gjatë djersitjes, atëherë është koha që të telefononi një mjek. Diagnozën do t`jua vendosë ai.

Djersë me erë të keqe

Nëse mendoni se djersa ka erë e keqe atëherë duhet të dini se në fakt nuk ka asnjë erë – është krejtësisht pa erë. Por kur bakteret në lëkurën tuaj përzihen me djersën, ato shkakton një erë të pakëndshme dhe kjo është rezultat i stresit.

Ekzistojnë 2 lloje djersash që vijnë nga gjëndra të ndryshme: njëra është zakonisht pa erë nga gjëndrat ekrine kur ka mbinxehje dhe tjetra është era jo shumë e këndshme nga gjëndrat apokrine. Lani zonat ku djersitni në mënyrë efikase dhe mbani mend se dieta ushqimore, mjedisi dhe medikamentet ndikojnë në erën e trupit tuaj.

Gjatë shtatzënisë, gratë priren të djersiten më shumë se zakonisht dhe herë pas here është një nga simptomat e para të shtatzënisë. Trupi ndryshon erën e tij kur jeni shtatzënë. Fajin e ka edhe hunda që bëhet më e ndjeshme këtë periudhë. Sipas shpjegimit shkencor, furnizimi me gjak i trupit rritet për shkak të nevojës për të transportuar më shumë oksigjen dhe ushqim te foshnja. Të pish shumë ujë, të bësh dush çdo ditë, të veshësh rroba të gjera dhe të qëndrosh larg ushqimeve pikante janë të gjitha zgjidhjet për të djersitur më pak.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar2 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar2 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal2 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Aktualitet2 muaj më herët

Ben Blushi: Shqiptarët e pasur do jetojnë si rusë, shqiptarët e varfër si turq

Shkruar nga Ben Blushi Të pasurit do të pasurohen duke u kthyer ne oligarki, të varfërit do të varfërohen duke...

Kritike2 muaj më herët

Albana Koçiu dhe reforma e madhe: një cigare më pak, një status më shumë

Gjithë ditën qarkulloi si lajm i madh: një zv.ministër tymoste në lokal dhe ministrja e Brendshme vendosi ta shkarkojë. Një...

Kryesore2 muaj më herët

Po bëhemi gati për çdo gjë, por Rusia kërkon një Traktat të ri për armët strategjike

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka njoftuar përgatitjen e vendit të tij, forcave ushtarake strategjike për çdo eventualitet pas...

Facebook