Lidhu me ne

Mix

Pse duhet ta keni në shtëpi lulen e Krishtlindjeve, 10 fakte që ju bindin

Ju duhet ta keni një të tillë në shtëpi, apo jo? Koha më e bukur e vitit është edhe koha e saj. Kush më mirë se ajo lajmëron Krishtlindjet? E njohur si Poinsettias, lulja simbol e Krishtlindjeve është pjesë e familjes bimore e njohur si Euphorbia pulcherrima. Në Nahuatl (Meksikë, aty ku ka origjinën), dhe në Guatemalë, Poinsettias mori emrin si “La Flor de la Nochebuena” (Lulja e Natës së Shenjtë apo Lulja e Krishtlindjeve). Po në Spanjë, Poinsettia ka një emër dhe një sezon tjetër pushimesh. Ajo është e njohur edhe si “Flor de Pascua”, “lulja e Pashkëve”. Shumë fakte interesante janë zbuluar nga botanistët për efektet e saj, por këtu janë të renditura disa të dhëna që mund të mos i keni ditur për të.

1. Poinsettias e ka marrë emrin nga botanisti Joel Roberts Poinsett, i cili e zbuloi bimën për herë të parë në vitin 1828. Pasi e zbuloi në jug të Meksikës, ai ndërtoi uzinën për transportin dhe përpunimin e saj në shtëpinë e tij në Charleston, Karolinën e Jugut.

2. Poinsettia nuk është bimë helmuese. Një studim në Universitetin e Ohio-s, i nisur edhe nga dyshimi i shumë njerëzve për rrezikun e bimës, arriti në konkluzionin se një fëmijë duhet të hajë deri në 50 kile, që do të thotë më shumë se 500 gjethe të lules që ajo të ketë një efekt të dëmshëm. Përveç kësaj, gjethet e lules kanë një shije të tmerrshme.

3. Kafshët e shtëpisë nuk duhet t’i hanë gjethet e lules, sepse atyre mund t’u shkaktojnë të vjella dhe diarre, sidomos këlyshëve dhe koteleve.

4. Një fakt tjetër interesant që bie në sy është që gjethet e lulet e saj duken si jo origjinale, ose të nxitura me kimikate për formën e tyre gati perfekte, por që nga fillimet e saj, Poinsettia ka qenë e njohur për formën e gjetheve që shpesh quheshin edhe si flakë, për shkak të ngjyrës së kuqe.

5. Joel Roberts Poinsett e futi për herë të parë Poinsettia-n në Shtetet e Bashkuara nga Meksika. Poinsett ishte një mjek botanist, i cili më vonë u shpall edhe i pari Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Meksikë.

6. Në Meksikë Poinsettia është një shkurre shumëvjeçare që rritet deri në 10-15 m lartësi.

7. Në të gjithë botën, sot numërohen më shumë se 100 lloje të Poinsettia-s, kryesisht nisur edhe nga ngjyrat e tyre, por tradicionalja është e kuqja. Po ashtu Poinsettias mund të jenë edhe rozë, të bardha, vishnjë etj.

8. Disa njerëz alergjikë mund të kenë acarim lëkure pas prekjes së gjetheve të lules. Për ta këshillohet që lulja të mbahet jashtë në ballkon, sidomos gjatë natës.

9. “The Paul Ecke Ranch” në Kaliforni rrit më shumë se 70% të të gjitha Poinsettias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shet më shumë se 50% të saj në mbarë botën.

10. 12 dhjetori është e njohur edhe si Dita e Poinsettia-s, e cila shënon edhe vdekjen e Joel Roberts Poinsett, në vitin 1851.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook