Lidhu me ne

Mix

Gabimet që bëjnë femrat kur përdorin kremin pudër

Kremi pudër është një ndër produktet kozmetike më të përdorura në të gjithë botën. Mund të konsiderohet pa frikë si aleati kryesor i bukurisë së femrave pasi falë tij mund të mbuloni difektet e vogla të fytyrës, rrudhat e lehta, poret e zgjeruara ose njollat e ndryshme.

Ai shërben gjithashtu për të krijuar një bazë uniformë për grimin, si dhe mbron fytyrën nga veprimi i faktorëve të jashtëm dhe rrezeve UVA. Por sado i njohur të jetë ky produkt për ju, vazhdoni të bëni gjithmonë të njëjtat  gabime para se ta aplikoni në fytyrë. Living ju njeh me katër gabimet më të zakonshme që bëni kur përdorni kremin pudër.

1.Nuk zgjidhni përbërjen e duhur: Shumë femra kur zgjedhin fondatinën mendojnë se i vetmi detaj që duhet t’i kushtojnë rëndësi është numri në fund të paketimit. Por harroni që kremi do të vendoset në fytyrën tuaj.Në qoftë se keni fytyrë mikse ose të yndyrshme nuk duhet të përdorni kurrsesi kremërat me përmbajtje vajore pasi ato shtojnë sasinë e sebumit dhe nxjerrin në pah papastëritë e lëkurër. Ndërsa kur keni lëkurë të thatë nuk duhet të përdorni fondatinën me efekt mat dhe në formë pluhuri.


2.Nuk zgjidhni ngjyrën e duhur: Një tjetër gabim që bëjnë shumë femra kur blenë kremin pudër është përgjedhja e ngjyrës. Në qoftë se nuk e mbani mend cila është ngjyra juaj, mund ta zbuloni me disa truke të thjeshta, por jo duke e vënë mbi dorë. Vendet ku mund të provoni ngjyrën e kremit pudër janë pjesa e brendshme e dorës, qafa, balli dhe zona misid syve dhe mollëzave.

3.Harroni të përdorni krem hidratues: Përpara se të vendosni kremin pudër duhet të përdorni me patjetër krem hidratuese. Në qoftë se nuk e bëni këtë, kremi pudër do të depërtojë në zonat e thata të lëkurës, duke i bërë të duken si njolla.


4.Nuk e përhapni ashtu siç duhet: Estetistët me më famë botërore këshillojnë të mos e aplikoni direkt në fytyrë ose mbi sfungjer kremin pudër pasi kremi nuk hapet njëtrajtësisht dhe krijoni relieve ngjyrash. Vendosni pak krem në pjesën e brendshme të kyçit dhe me anë të një peneli ose dhe me gishta hapeni në pjesë të ndryshme të fytyrës. Në fund përdorni furçat përkatëse. Tregoni kujdes në zonën përreth hundës, mbi buzë dhe mos harroni kurrë të lyeni edhe qafën.

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook