Lidhu me ne

Mix

Raporti: Hepatiti sëmundja më vdekjeprurëse, ja statistikat

Një tjetër sëmundje të cilën e kemi neglizhuar prej kohësh por përhapet frikshëm tek njerëzimi. Bëhet fjalë për hepatitin, ku, sipas Organizatës Botëroret të Shëndetësisë, është kthyer në një nga vrasësit kryesor në të gjithë botën. Në raportin e saj të parë në lidhje me këtë infeksion, OBSH thonë se numri i vdekjeve nga format e trajtueshme të kësaj sëmundjeje, të shkaktuara më shumë nga abuzimi me alkoolin dhe drogën, po rritet frikshëm.

Hepatiti viral mendohet se ka vrarë 1.34 milionë njerëz në vitin 2015, duke ia kaluar edhe turbekulozit dhe HIV/AIDS së bashku. Ndërkohë që rastet me këto sëmundje po ulen, vdekjet nga hepatiti po shtohen – vetëm shekullin e fundit janë shtuar me 22%, – shkruan Living. Më shumë se 325 milionë njerëz janë të infektuar nga ky virus dhe shumë prej tyre nuk janë në dijeni për të dhe nuk marrin mjekime. Si pasojë, miliona njerëz rrezikohen nga sëmundja kronike e mëlçisë, kancerit, madje edhe nga vdekja, paralajmëron OBSH.

“Hepatiti viral është aktualisht sfida më e madhe publike shëndetësore që kërkon reagim të menjëhershëm”, shprehet drejtuesja e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan. Dy nga format më kryesore, që janë përgjegjëse për 96% të vdekjeve nga kjo sëmundje janë hepatiti B dhe C.

Hepatiti B mund të transmetohet nga kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse dhe lëngjet trupore. Kjo sëmundje kërkon një trajtim afatgjatë me një ilaç që përdoret zakonisht për luftimin e HIV. Hepatiti C transmetohet kur gjaku i një personi të infektuar kalon në enët e gjakut të një personi të shëndetshëm, për shembull, nëpërmjet gjilpërave të infektuara (përfshirë edhe gjilpërat që përdoren për tatuazhet), kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse etj. 

Hepatiti C mund të shkojë nga një sëmundje e lehtë që zgjat disa javë, deri në një gjendje të rëndë apo të përjetshme, që mund të çojë në cirrozë apo kancer të mëlçisë. Rreth 1.75 milionë njerëz janë infektuar me hepatit C në vitin 2015, duke e çuar numrin total të njerëzve të infektuar në të gjithë botën në 71 milionë. 4/5 e tyre nuk janë në dijeni se janë infektuar nga ky virus, paralajmëron OBSH.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore17 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix17 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix17 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix17 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook