Lidhu me ne

Kryesore

Si e shmangu Sali Berisha përplasjen në PD!

cna lajme politike

Sali Berisha kreu sot aktin më të fundit të një politikani lider që bën gjënë e duhur, në kohën e duhur, në mënyrën e duhur.

Ai shmangu përplasjen që aq shumë e priste kupola e ngujuar në seli. E priste si të vetmin shans për vetëmbrojtje ndaj një dështimi spektakolar, si të vetmen kartë për ta përdorur me ndërkombëtarët, tek të cilët e kanë shitur figurën e Sali Berishës dhe përkrahësve të tij si njerëz ekstremë me akte ekstreme.

Por Sali Berisha, nga maturia e shumë viteve luftë mes fitoresh e humbjesh, nuk nguroi të vërë mënjanë krenarinë e tij dhe t’u kursejë demokratëve një përleshje mes tyre. Sepse Sali Berisha, ai përtej pikturës që i kanë bërë kundërshtarët socialistë dje, dhe kundërshtari brenda barkut Basha sot, është ky. Me një bisht të syrit, ai kuptoi se situata ishte e nxehtë e se lideri vepron kështu, ai përbashkon dhe shmang përplasjet. Ndërkohë që kapuçazinjtë ruanin nga tarraca selinë me humbës, Berisha foli fort, foli me forcën e 43.385 firmave të shkarkimit të Bashës. Largimi i tij nga logu në oborr ishte me qetësinë e një misionari që realizoi pjesën më të madhe të misionit të tij. Dha shpresë, ringjalli, rindezi, e kjo demokratëve që sot votuan në të ftohtë u mjafton.

Njeriu i fortë Berishë sot tregoi njeriun që vë interesin e demokratëve mbi çdo gjë e tashmë nuk ka më asnjë teori që mund të vërtetojë të kundërtën./CNA.al

MË TEPËR

Kioske16 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar16 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore16 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix16 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix16 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar16 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix16 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix17 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix17 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook