Lidhu me ne

Kryesore

Berisha bën thirrje për revolucion: Protestë ditën e hënë kundër Vuçiçit dhe Ballkanit të Hapur


Sali Berisha ka bërë thirrje për revolucion nga selia blu duke paralajmëruar Edi Ramën dhe Lulzim Bashën se do përballen me protesta.

Më tej ish-kryeministri tha se ditën e hënë do zhvillojë një protestë kundër nismës Ballkani i Hapur dhe ardhjes së Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç.

U them atyre që kanë bërë gati më falni për shprehjen ato…për karrige qeveritare hiqni dorë nga ky skenar, sepse revolucioni do tu fshijë ju bashkë me pengmarrësin tuaj. Akti i tradhtisë së lartë nuk do të tolerohet nga demokratët e këtij vendi. Ndaj rikthehuni në shtëpinë tuaj. Sot PD është liria. Ju e patë historinë e turpit të sotëm, sesi ishin mbledhur aty fëmijë dhe njerëz që nuk kanë lidhje me këtë forcë politike,. Mos vazhdoni me këtë skenar, destabilzues për vendin.

I them Edi Ramës, i bindur të jesh se këtë revolucion as e ndalon as e mposht, por me këto që bën, duke marrë peng Lul bravën, duke ja mbush selinë me gardistë dhe Renea, ata nuk paguhen për të ruajtur Lul bravën, por për të ruajtur rendin dhe qetësin.

I them Ramës se revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde. Lëri lojërat dhe mos luaj me pluralizmin politik.

Ky revolucion është i gatshëm të çmontoje narkoshtetin, është i gatshëm të përballet në mënyrën më të fuqishme me çdo pengesë, nuk ka synim tjetër vetëm ti kthejë shqiptarëve votën e lirë.

Unë u bëj thirrje shqiptarëve, i bëj thirrje demokratëve dhe demokratëve ditën e hënë në orën 4 pasdite të mblidhemi para kryeministrisë dhe në këtë shesh në protestën e parë kombëtare, të shpallur jashtë parashikimit si kohë, por rrethanat e bënë të domosdoshme. Vuçiç do të pritet ashtu siç e meriton me protesta, pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti të aleancës trilaterale. Kjo aleancë është kërcënim kombëtar për shqiptarët dhe për paqen. Kjo aleancë është për vendosje e hegjemonisë dhe hapje ndaj influencës ruse”-deklaroi Berisha.

MË TEPËR

Kioske18 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar18 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore18 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix18 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix18 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar18 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix19 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix19 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix19 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook