Lidhu me ne

Mix

Ndiheni të pafuqishëm? Ja sekreti për të rimarrë energjinë që ju duhet

Ndodh shpesh që të jeni të pamotivuar në punë, madje akoma më keq nëse jashtë kanë filluar të dalin retë.

Motivimi është një prej elementeve më të rëndësishme gjatë një procesi pune dhe të jesh i motivuar, sidomos gjatë periudhave super të ngarkuara, atëherë kur stresi dhe lodhja mund të fitojë mbi gjithçka, është një prej sfidave më të mëdha.

Më poshtë do të lexoni 11 këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë për të qenë sa më të motivuar edhe në momentet më të vështira:

1- Listoni gjithçka që keni për të bërë. Pasi të keni shkruar çfarë keni për të bërë vendosni përbri tyre numra, duke filluar nga ato që kanë më shumë rëndësi e deri tek ato të fundit, të cilat mund të lihen edhe për ditën tjetër të punës.

Një gjë e tillë ju ndihmon për të filluar me ato detyra të cilat janë më të rëndësishmet dhe mbi të gjitha me ato që duhen përfunduar të parat.

2- Bëni një pushim 5-minutësh çdo 30 minuta. Edhe një pushim (shkëputje) prej vetëm 30 sekondash ndikon në rritjen e produktivitetit me 13 për qind më shumë.

3- Çaktivizoni njoftimet e ardhjes së email-eve të reja dhe njoftimeve në celular. Sipas disa kërkimeve të fundit popup-et lajmëruese ndikojnë në tërheqjen e vëmendjes nga detyra me të cilën ishit duke u marrë. Madje edhe thjesht mbajtja e telefonit në tavolinën e punës mund të ndikojë në tërheqjen e vëmendjes gjatë punës, prandaj këshillohet që ta mbani në një vend që të mos e shikoni.

4- Ushtrime të vogla fizike, të tilla si ngritja e të dyja duarve sipër kokës apo shtrirja e këmbëve përpara, lëvizja e kokës në formë rrethi do t’ju ndihmojnë për të larguar stresin që mund të keni akumuluar gjatë orëve të punës. Ideale do të ishte që gjatë pushimit të drekës të kishit mundësi të bënit shëtitje për të lëvizur dhe për të mos qëndruar ulur.

5- Kafe me vaj kokosi dhe gjalpë. Edhe pse mund të duket si kombinim i çuditshëm sidomos për ata persona që nuk duan të prishin shijen e kafesë së “shenjtë” të mëngjesit, sipas studimeve të fundit ka rezultuar se ky është kombinimi ideal për të marrë dozën e duhur të energjive, të cilat do t’ju bëjnë që të jeni energjikë dhe të motivuar, dhe mbi të gjitha, të mos lodheni deri në orët e pasdites.

6- Ndryshoni ambient pune, sikur edhe vetëm për një orë. Nëse profesioni jua lejon ju mund të merrni laptopin tuaj dhe të shkoni të punoni në ndonjë kafene me internet. Mjedisi i ri ndikon në rritjen e kreativitetit dhe të përqendrimit.

7- Pini sa më shumë ujë. Dehidratimi është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit të lodhjes.

8- Punoni në këmbë. Sipas një studimi të fundit të kryer, punonjësit të cilët gjatë një jave kishin punuar në këmbë (në tavolina të larta) në krahasim me ata që punuan ulur gjatë gjithë javës, ishin më pak të lodhur.

Kjo shpjegohet me faktin sepse të punuarit në këmbë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e fuqisë së trurit, ndikon në rritjen e përqendrimit tuaj dhe mbi të gjitha ju krijon një gjendje më të mirë si të fizike, por ashtu edhe mendore.

9- Dëgjoni muzikë që nuk e keni dëgjuar më parë.

10- Punoni pranë dritares. Drita natyrale ndikon në rritjen e produktivitetit tuaj në punë.

11- Vaji i borzilokut. Mbani gjithmonë në tavolinën tuaj të punës një shishe të vogël me vaj borziloku dhe sa herë të ndiheni të lodhur lyeni kyçet tuaja të duarve. Vaji i borzilokut ka efekte shumë të mira në rritjen e vigjilencës, përcjell “Revista Monitor”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet10 orë më herët

HISTORIA / Përfundoi studimet për ekonomi-biznes, si u kthye Ervis Martinaj nga biznesmen në gangster

Gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi jetën e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt dhe si hyri në botën e...

Kritike10 orë më herët

Dom Gjergj Meta: Merruni me diçka më serioze se sa me rrjetet sociale!

Nga dom Gjergj Meta- Të dashur miq, Merruni me diçka. Jo diçka çfarëdo, d.m.th. jo me rrjete sociale vetëm a...

Mix10 orë më herët

Muza e Karl Lagerfeld, na mëson si të vishemi sipas çdo kodi të veshjes!

Termi “dress cod”, i cili përkthehet nga anglishtja në rumanisht si “kodi i veshjes”, i referohet një serie rregullash që...

Kioske10 orë më herët

Në Shqipëri ka vetëm të partive, jo të majtë dhe të djathtë. Tek ne ka autocensurë

Çuçi: Në Shqipëri ka vetëm të partive, jo të majtë dhe të djathtë. Tek ne ka autocensurë Pedagogia Ornela Çuçi...

Mix10 orë më herët

iPhone 16 Pro do të jetë i disponueshëm edhe në ngjyrë rozë

Modelet e reja “iPhone” që Apple do të prezantojë këtë vjeshtë do të karakterizohen jo vetëm nga funksionet e reja...

Mix10 orë më herët

Samsung Galaxy Z Fold 6 : specifikat dhe dizajni shfaqen në internet

Rrjedhjet në Samsung Galaxy Z Fold dhe Z Flip 6 vazhdojnë të pandërprera. Asgjë shumë e çuditshme, nëse kemi parasysh...

Mix10 orë më herët

Rita Ora rikthehet fuqishëm në muzikë, kënga e fundit pëlqehet nga fansat

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është rikthyer me muzikë të re. 33-vjeçarja, publikoi të premten një videoklip për këngën...

Mix10 orë më herët

Dallimi midis diabetit të tipit 1 dhe 2 – Cili rrezikon më shumë zemrën

Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga problemet kronike me zemrën, sidomos nëse janë...

Mix11 orë më herët

Carla Bruni flet për betejën me kancerin: Kam një vajzë 12-vjeçare dhe dua ta shoh të rritet

Tetorin e kaluar, Carla Bruni njoftoi se në vitin 2019 u diagnostikua me kancer gjiri. “Jam diagnostikuar me kancer gjiri...

Kryesore13 orë më herët

Programi premtues i PD-së dhe zotimi i Bashës për arsimin e lartë e të rinjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot në Parkun Olimpik programin e PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me...

Facebook