Lidhu me ne

Mix

Keni myk dhe lytha ne këmbë, përdorni uthullën e mollës

Uthulla e mollës është një ndër ata produkte çudibërëse që nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinën tuaj, edhe pse përdorimet e saj duket se tejkalojnë hapësirën e gatimit dhe shijimit. E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, fosfor, vitamina A-B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj, ky produkt është pa diskutim një depo vlerash ushqyese që duhet të përdorni herë pas here në ritualin e përkujdesjes së fytyrës dhe trupit.

Sot ju sjellim një përdorim të uthullës së mollës që ndoshta nuk e keni dëgjuar ose praktikuar më parë. Siç e dini, këmbët janë pjesa më e ekspozuar gjatë verës. Shapkat me gisht dhe sandalet janë shumë komode, kjo është e vërtetë, por ekspozojnë këmbën ndaj pluhurit dhe rrezeve të diellit. Living ju propozon që të fusni këmbët në një enë me uthull molle për 30 minuta dhe rezultatet do ju habisin. Ja cilat janë tre përfitimet e këtij veprimi:

1.Lufton mykun e këmbës dhe thonjtë e zverdhur: Uthulla e mollës ka në përmbajtjen e saj aced acetik, i cili ka veti antibakeriale dhe antiinlamatore, të cilët eleminojnë mikroorganizmat që shkaktojnë problemet e mësipërme. Në një enë siç shpjeguam më lart, shtoni dy filxhanë kafeje uthull molle dhe ujë të vakët dhe lini fusni këmbët për 30 minuta. Ky veprim duhet përsëritur 3 herë në javë.

2.Eleminon lythat e këmbës: Lythat e këmbës ndryshojnë nga ato të duarve, ato janë masë lëkure e vdekur të cilat shfaqen kryesisht gjatë gjithë gjatësisë së shputës. Shtoni ujë dhe uthull molle në një legen dhe lini këmbët të pushojnë për 30 minuta. Më pas thajini me peshqir dhe fërkoni pjesën e lythave me top pambuku të njomur në uthull.

3. Qetëson kruajtjet e këmbëve dhe neutralizon erën e keqe të tyre: Kruajtjet në këmbë shkaktohen si pasojë e çrregulklimit të pH-it të lëkurës së saj ose si pasojë e rritjes së baktereve në këtë pjesë të trupit. Ndiqni praktikën e mësipërme dhe do të shpëtoni nga ky problem, praktikë shumë efektive edhe për të eleminuar erën e keqe të këmbëve krijuar si pasojë e përdorimit të këpucëve jo komode, materialeve të papërshtatshme dhe djersitjes së tepërt.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook