Lidhu me ne

Mix

9 shenjat që tregojnë se ai/ajo po ju tradhton

I nxehti i kësaj vere mund t’i japi fund lidhjes tuaj, pasi partneri ose partnerja, me fillimin e sezonit të flazhit shqetësohen më shumë se si do të duken në sytë e të tjerëve, dhe jo se si do t’ia kalojnë me partnerin.

Më poshtë po ju sjellim disa këshilla se si të zbuloni se ajo/ajo po ju tradhëton:

1. Ai nuk e ndan nga dora telefonin

Ndërkohë që ai e kishte zakon kur vinte në shtëpi ta linte diku telefonin, ka disa kohë që nuk e lëshon për asnjë moment atë. Nga ana tjetër ai e mban zakonisht pa zile ose ndonjëherë edhe të fikur.

Këshilla: I thoni se nuk keni bateri dhe ju duhet me patjetër t’i telefononi dikujt duke i kërkuar t’ua huazoje të tijin. Nëse bëhet nervoz do të thotë se diçka nuk shkon.

2. Kujdes më shumë se kurrë më parë për pamjen e jashtme

Ai asnjëherë nuk e ka lënë pas dore pamjen e tij, por ka disa kohë që rregullohen në një tjetër mënyrë. Ky ndryshim i pajustifikueshëm mund të tregoje se ai ka dëshirë t’i bjerë në sy dikujt tjetër.

3. Ka gjithmonë e më shumë punë dhe takime në orët e mbrëmjes

Ka disa kohë që ai ka takime me shumicë? Një ose dy mund të jenë të zakonshme, por këto ndodhin shpesh janë jo të zakonshme.

Këshilla: Ftojeni për të shkuar diku e për të pirë nga një birrë në mënyrë që të ndryshoni ambient.

4. Pasion i tepruar për diçka në mënyrë të papritur

Kur vinte në shtëpi donte të çlodhej dhe të rrinte shtrirë? Tashmë dëshiron të fillojë shpejt e shpejt një aktivitet të ri? Kjo tregon se ai do të merret me diçka tjetër në mënyre që të çlirohet paksa nga ju.

5. Më shumë afeksion sesa duhet

Një person që tradhton zakonisht ndjehet fajtor dhe dëshiron që t’iu bëjë edhe të buzëqeshni ose t’iu gëzojë me dhurata. Kujdes, mos u gënjeni.

6. Distancë dhe indiferencë

Keni kohë që keni vënë re se ai është i shqetësuar, me nerva apo ka ndryshime të shpeshta humori pa arsye madhore? Nëse tregohet i largët me ju dhe momentet intime bëhen gjithmonë e më të pakta do të thotë se ka gjetur dike tjetër.

Këshilla: E mira është të flisni drejtpërdrejt me të dhe t’i jepni zgjidhje problemit.

7. Intimitet i trazuar ose inekzistent

Nëse partneri nuk ka më dëshirë të kalojë çaste intime me ju dhe kjo gjë bëhet e shpeshte duhet të shqetësoheni.

8. Dëshirë seksuale në rritje

Nga ana tjetër, dëshirat e çmendura në shtrat dhe sjellja në mënyrë anormale tregojnë gjithashtu se ai ka dike tjetër që e stimulon.

9. Nuk i interesojnë me projektet e përbashkëta

Nëse të gjitha projektet që kishit bërë atij nuk i interesojnë më si më parë kjo do të thotë se diçka nuk shkon si duhet.

Duhet të dini se këto shenja mund të jene edhe për femrat tradhtare, prandaj ju meshkuj duhet të bëni kujdes.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook