Lidhu me ne

Kryesore

Ekspozimi i pagave/ Andi Bushati: Shteti i Ramës, me brekë nëpër këmbë! Kemi trekëndësh kriminal “qeveri-SPAK-ambasadorë”!

Ekspozimi i pagave/ Bushati: Shteti i Ramës, me brekë nëpër

Andi Bushati, i ftuar në Euronews Albania, ka komentuar skandalin me rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve, ku janë ekspozuar në mënyrë kriminale pagat dhe vendet e punës për mbi 600 mijë vetë. 

Bushati tha se kjo tregon që shteti shqiptar ka rënë dhe se të dhënat janë përdorur për zgjedhjet e 25 prillit. 

Analisti tha se kjo skemë është mundësuar jo vetëm nga qeveria por edhe nga kapja e SPAK dhe heshtja e ambasadorëve dhe lëvdata e tyre për drejtësinë. Sipas Bushatit, e gjitha kjo është në funksion të mbajtjes së Edi Ramës në pushtet. 

“Shteti i Edi Ramës me brekë nëpër këmbë. Në provën e parë ndodhin gjëra të tilla që nuk kanë ndodhur as kur ka rënë komunizmi dhe as në 97′. Nuk kemi patur derdhje të dhënash të tilla. Kjo është një rrjedhje të dhënash me frymëzim politik.

Nuk është një aksident, është krim i paramenduar që fillon në janar, kur u mblodhën dhe të dhënat për patronazhistët për ta kthyer qyetatarin shqiptar si mish për top, që Rama të mbante pushtetin. Me këto të dhëna njerëzit janë joshur dhe kërcënuar.

Problemi nuk është më te Edi Rama. Por, ne kemi një arradhë të korruptuar. Sepse, a do të dilnin pagat tona, nëse SPAK do të ndërhynte në kohë? Nëse do të penalizonte AKSH-in kur dolën të dhënat e PS? Kur Rama kontrollon SPAK, do të dalin këto dhe të tjera.

Po të mos ishin Soreca dhe Yuri Kim, që e shohin me sytë e tyre që patronazhistët nuk hetohen dhe thonë që këta të SPAK-ut janë heronjtë e fëmijëve tuaj, këtu kemi një trekëndësh kriminal, qeveri, SPAK, ambasadorë, të cilët për të mbajtur Ramën në pushtet janë të angazhuar për të përdhosur çdo qytetar shqiptar.

Nesër në çdo qendër pune njerëzit i ke në konflikt, pse ti merr kaq dhe aq. Nesër, bizneset i ke në konflikt, sepse i dinë pagat e konkurentit, dhe shkojnë e joshin punonjësit. Nesër kriminelët i ke në punë, sepse i dinë pagat.

Ne kemi një karabush, që na hiqet si lider global, por është vetëm një hajdut lokal.

Banditët e kshin këtë listë, qytetarët nuk e kishin. Tani qytetari e di që është i kërcënuar nga banditi. Është përdorur nga banditët e PS për të marrë vota”, tha ndër të tjera Bushati. 

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix16 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix16 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix16 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix16 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook