Lidhu me ne

Mix

Si të njihni mashkullin e duhur

Mos refuzoni kurrë të njihni persona të rinj, mbasi që mes tyre mund të jetë ‘diamanti’ që kërkoni, por seleksiononi vazhdimisht miqësitë e reja.

Të takosh njeriun e duhur shpesh është njësoj sikur të kërkosh një diamant në rërën e një lumi; duhet “të punosh” një thes me material hedhurinë para se të shohësh të vetëtijë një gur i çmuar në fund të thesit.

Lumturia, të paktën nëse s’ke një fat aq të madh e të qëllosh që me herën e parë në njeriun ideal, fitohet me punë dhe përkushtim. Thuajse është e sigurt që duhet t’i kushtoni këtij qëllimi kohë e para, të njihni me qindra njerëz, të telefononi, të dilni në grup e të jetoni histori të ndryshme të gabuara.

Në këtë botë të flamosur, asnjë s’iu dhuron një gjë për asgjë, transmeton Telegrafi.

Por, ç’mund të bëhet që të takoni njeriun e duhur? Është e vërtetë se ashtu siç është tradita, iniciativa i takon mashkullit, duhet të jetë ai që t’i vihet punës për t’u takuar e për t’u bërë për vete, por nuk do të donim që të ndodhte kështu: teksa ju jeni duke pritur që t’u bjerë nga qielli, konkurrentet tuaja të merrnin pjesën më të mirë në treg.

Mendësia që femra duhet vetëm të presë iniciativën e mashkullit, ka kaluar në qelberë vjetërsie. Përse duhet të jetë mashkulli që t’u zgjedhë juve e jo e kundërta?

Nëse besohet në barazi të drejtash e mundësish, përse femra duhet të jetë një statujë në pritje të një mashkulli për ta mikluar? Mos dëgjoni asnjë njeri, ka perënduar epoka në të cilën një grua duhej të mbyllej në shtëpi.

Përpos kësaj, nëse jeni të pafata, jetoni në një vend të vogël, nuk keni një rrjet të dendur miqsh e nuk bëni një punë që nuk favorizon lidhjet shoqërore, të jeni të sigurta që do të detyroheni të zgjidhni partnerin tuaj në një rreth të ngushtë njerëzish.

Pra, vetëm duke njohur shumë njerëz, duke jetuar eksperienca të ndryshme, duke takuar shumë persona, ju do të keni mundësi të shkëlqyera për të gjetur personin që ju përshtatet.

Është thelbësore biseda mbi sasitë që kthehen në cilësi. Sa më tepër mundësi të keni për të zgjedhur, më me lehtësi do të gjeni njeriun e jetës suaj.

Këshilla jonë, pra, është kjo: raporte të mira me të gjithë, por miqësi të ngushtë vetëm me pak të zgjedhur. Mos refuzoni kurrë të njihni persona të rinj, mbasi që mes tyre mund të jetë ‘diamanti’ që kërkoni, por seleksiononi vazhdimisht miqësitë e reja.

Vetëm duke vëne mënjanë dora-dorës mollët e kalbura nga ato të mirat, do të mund të krijoni një ambient të mirë. Është një nga sekretet më të rëndësishëm për të pasur sukses në jetën sentimentale.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

“Baby Reindeer”: ‘Martha e vërtetë’ hedh në gjyq Netflix

Fiona Harvey, gruaja që pretendon se është “Martha e vërtetë”, e cila përndjek komedianin Richard Gadd, ka hedhur në gjyq...

Mix1 ditë më herët

Julia Fox: Kanye West, një bekim në jetën time

Julia Fox e ka përshkruar ish të dashurin e saj Kanye West si një “bekim”, pavarësisht se lidhja e tyre...

Mix3 ditë më herët

Shenja që tregojnë se pini më shumë kafe seç duhet

Të shumtë janë ata që nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Është një nga pijet më të njohura në...

Mix3 ditë më herët

Lojërat digjitale – Të dëmshme apo jo për mirëqënien e fëmijëve?

A e keni menduar ndonjëherë ndikimin që ka teknologjia apo lojërat digjitale tek fëmijët tanë? Shumë nga ne, mendojnë që...

Sport3 ditë më herët

Mourinho në Fenerbahçe, trajneri më i paguar në botë

KAP (bursa e Stambollit) raporton se Mourinho do të fitojë 10.5 milionë euro në vit te Fenerbahçe. Fenerbahçe bëri të ditur,...

Mix3 ditë më herët

Miley Cyrus tregon arsyet pse nuk është e sigurt nëse dëshiron ketë fëmijë

Miley Cyrus nuk është plotësisht e sigurt nëse dëshiron të bëhet nënë. Në një intervistë me “W Magazine”, këngëtarja 31-vjeçare...

Mix3 ditë më herët

Si të rritni fëmijë të lumtur?

Të gjithë do të donim që fëmijët tanë të jenë gjithmonë të gëzuar, me humor të mirë, jo kapriçioz dhe...

Mix3 ditë më herët

Ndikimi i televizionit tek fëmijët: 12 efekte pozitive dhe negative

Televizioni është bërë një pjesë integrale e përditshmërisë sonë, duke magjepsur si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit. Me rritjen...

Mix3 ditë më herët

Pse fustani i nusërisë është i rëndësishëm?

Fustani i nusërisë është një pjesë thelbësore e dasmës, dhe për shumë nuse, zgjedhja e tij është një proces i...

Mix3 ditë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Facebook