Lidhu me ne

Mix

E dini pse femrat e rivalizojnë kaq shumë njëra-tjetrën?

Jeta e përditshme ju ka sjellë raste të panumërta sa i takon xhelozisë së femrave mes njëra tjetrën. Por cilat janë arsyet e kësaj “armiqësie” brenda gjinisë?

Bukuria –Sa më bukur që dukeni më të pasigurta bëhen femrat rreth jush, ndërsa armiqësia ndaj jush më e fortë. Nga kjo situatë nuk ka rrugëdalje. Nëse jeni beqare, femrat tjera do t’ju shohin si konkurrencë, ndërsa ato në martesë do të jenë të bindura që doni t’ua rrëmbeni burrin.

Inteligjenca – Është krejt në rregull të jeni të zgjuara, por kur njerëzit rreth jush fillojnë të shfletojnë fjalorët për të kuptuar se çka flisni, ta dini që e keni tepruar. Sa më të komplikuara që i keni fjalët që i përdorni, shoqëria ose do të ndihen “më budalla” ose dëshirojnë “të vdesin nga mërzia”. Bisedat e thella janë argëtuese, por duhet të zgjidhni vendin dhe kohën sepse njerëzit në parim shoqërohen për t’u argëtuar, dhe jo të diskutojnë për betejë.

Shprehitë e forta të punës – Nëse jeni shtëpiake e cila çdo ushqim e gatuan me ushqimet organike të rritura në kopshtin e vet ose femër e suksesshme afariste e cila qëndron në vendin e punë derisa të mos përfundojë edhe projekti i fundit, këmbëngulja dhe përkushtimi juaj i pabesueshëm do t’i bëjë të tjerët përtacë të zakonshëm. Edhe pse nuk është faji juaj për inercinë e tyre dhe etjen për mediokritet, duhet të mësoheni të jetoni me pëshpëritjet e tyre therëse.

Vetëbesimi – Ka njerëz për të cilët dihet që kanë hyrë në një vend, edhe pse nuk e kanë thënë as një fjalë të vetme. Njerëzit e tillë duken me shumë vetëbesim, por kënaqësia e tyre me atë çka janë shumë lehtë mund të keqinterpretohet si egocentrizëm ose sqimë. Doni veten, por çmoni edhe të tjerët, ose do t’ju urrejnë.

Pesha – Sado kilogramë që të keni, gjithmonë do të jeni më të dobët se dikush tjetër dhe kjo është arsye e mjaftueshme që dikush t’ju shikojë keq. Sa më vitale të jeni, mjedisi do të lakmojë linjën tuaj. Mënyra e vetme për të shmangur shikimet gjykuese është të vishni rroba të gjera.

Personaliteti i fortë – Ky tip i femrës për çdo gjë ka mendim dhe nuk heziton ta ndajë me të gjithë, edhe nëse e ka gabim. Pasi që femrat e tilla kanë karaktere, qasje dhe pikëpamje ekstreme mbi botën, ndërsa shoqëria nuk funksionon në parimin bardh-e-zi por në nuancat e ngjyrës gri, ato janë jashtëzakonisht irrituese, shkruan Telegraf.

Shpirti garues – Njerëzit, pra edhe femrat, për të cilat jeta është një garë e madhe në të cilën duhen të jenë më të mirë se lojtarët tjerë nuk janë të dashur për askënd, sidomos nëse shkelin gjithçka para vetës për të arritur deri tek qëllimi. Personat e tillë mund të fitojnë, por mundi u shkon huq kur nuk kanë me kë të ndajnë sukseset e tyre.

Mirëqenia – Sa më të pasura që jeni, mundësia është më e madhe që nuk i kuptoni problemet e “njeriut të thjeshtë”. Po ashtu paraja juaj mund të jetë magnet për miqtë e rrejshëm të cilët në ju shohin vetëm dobi financiare. Nga ana tjetër, shprehitë tuaja të jetës, respektivisht shpenzimi i parave, tek personat tjerë mund të shkaktojë ndjenjën e inferioritetit dhe kjo nuk është mirë për miqësinë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook