Lidhu me ne

Mix

Si të bëni partnerin tuaj “skllav” të vetes

Partnerin do ta bësh shumë shpejt skllav të vetes, madje, edhe të mos e zërë gjumi pas seksit, edhe ta harrojë fare ish-in e tij, edhe të lërë kokën pas teje…

Janë disa strategji që mund të funksionojnë, po të kesh parasysh se meshkujt janë të gjithë njëlloj dhe kjo është, pa dyshim, në favorin tënd.

Ok, vajza kjo nuk është aq e thjeshtë, por mund t’ia dilni! Ja se si:

Të blejë dhurata të bukura

Ki parasysh se një mashkull bën mesatarisht tri dhurata në vit. Mos e shpërdoro rastin! Sipas studimeve të ndryshme, meshkujt stimulohen nga rezultatet pozitive (si për shembull kur i tregon se vlerëson një dhuratë të tij) dhe jo nga negativet që i presin krahët bujarisë së tyre.

Në praktikë, nëse qesh me të se të ka blerë të brendshme me masën e gabuar, herën tjetër do të të blejë çokollata. A të duhej një çantë e “Louis Vuitton”? Futju punës, pra, çfarë pret?

Të jetë më romantik

Nuk është aq sa duhet? Epo edhe kësaj mund t’ia gjesh zgjidhjen duke u bërë ti shembull në fillim. Provokoje duke i mburrur të dashurin e shoqes së ngushtë: “Ai është një romantik i vërtetë… ato lulet që i dhuroi ishin fantastike” etj. Në këtë mënyrë, ai do të reagojë, sepse ke prodhuar efektin e kundërt.

Po ashtu, mendo të bësh një plan para se të dilni duke stimuluar sensin e konkurrencës për programin e mbrëmjes. Nëse e llaston me gjeste të ëmbla, si për shembull t’i dhurosh CD-në e grupit të tij të preferuar, edhe ai do përpiqet të jetë më i ëmbël.

Të flasë më shumë me ty

Që të arrish këtë, bëj shumë kujdes! Fol më pak dhe ngadalë! Një studim i ri ka llogaritur se gratë thonë mesatarisht 250 fjalë në minutë (25 mijë në një ditë), ndërsa meshkujt 125 (rreth 12 mijë në ditë).

Gjëja më e bezdisshme që kanë meshkujt për femrat, është që këto të fundit flasin shumë. Ndaj, që ai të flasë me ty, ti duhet të mësosh edhe të dëgjosh, jo të flasësh pa fund për kolegen që nuk punon ose punon me hile dhe që ai nuk e njeh fare. Trego për pjesën më të mirë dhe më të keqe të ditës dhe mjaft! Lëri hapësirë që ai të të hyjë në zemër.

Të harrojë ish-in

Nga studimet rezulton se duhen 10 javë për të fshirë stresin e një lamtumire te meshkujt. Nëse ai ka vetëm pak kohë që e ka mbyllur një histori, bëhu gati që për një 3-mujor të mos ketë asnjë lloj presioni dhe më pas shiko reagimet, duke vënë edhe disa kushte, por mos zhduk sende apo aktivitete, mos shmnag njerëzit që i kujtojnë ish-in, sepse këto krijojnë urrejtje ndaj jush në një kohë të mëvonshme, edhe në rrethin e tij miqësor.

Të dashurohet me ty

Studimet e fundit tregojnë se meshkujt e përjetojnë më shumë sharmin e femrave kur ato gjenden në situata të brishta pranë tyre, kështu që nëse vërtet do t’i fitosh zemrën, duket të kesh parasysh që duhet të krijosh ca situata të pazakonta, në vend të darkës së zakonshme. P.sh propozoji të shikoni një film ose të shkoni në patinazh. Më pas, gjithçka le të vijë natyrshëm. Nëse kaloni bashkë një situatë të çuditshme, kjo do t’ju afrojë më shumë me njëri-tjetrin, shkruan Telegraf.

Të të puthë

E merr çdo puthje tënden si një ftesë për të bërë seks, ndërkohë që ti ke thjesht dëshirë të përkëdhelesh. Zakonisht e mashtron fakti që puthjet dhe përqafimet janë pjesë e lojërave preliminare para se të bësh seks. Duhet thjesht ta mësosh të shkëmbeni përkëdhelje pa finalizuar.

Puthe plot pasion në divan dhe pastaj çohu me natyrshmëri dhe shko bëj një dush. Do t’i tregosh se puthjet nuk janë një kalim i detyruar në dhomën e gjumit. E ai do të të dëshirojë edhe më shumë.

Të qëndrojë zgjuar pas seksit

Ndodh gjithmonë që pasi keni bërë dashuri atë e zë gjumi? Mos u shqetëso! Këtu ka faj kimia. Kontraktimet e orgazmës provokojnë rënie të glikogjenit në muskuj, duke e bërë mashkullin të dobët.

Cila është zgjidhja? Provoni të bëni seks në një vend ku nuk mund ta zërë gjumi, ose nëse kjo nuk ndodh gjithmonë, bëni dush bashkë pas seksit. Dhe mos harro t’i thuash që ishte i mrekullueshëm në shtrat! Asnjë mashkull nuk fle pasi e ke bërë këtë!

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix22 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix22 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix22 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix22 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix23 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar23 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport23 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix23 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix23 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook