Lidhu me ne

Letersi

Si i ngatërrojmë mbiemrat me ndajfoljet

Si i ngatërrojmë mbiemrat me ndajfoljet

Sot do të trajtojmë shkurt dhe thjesht si shkruhen disa ndajfolje dhe mbiemrat që vijnë prej tyre. Në fakt, shumë prej nesh gabojmë kur shkruajmë ndajfoljet dhe mbiemrat që vijnë prej tyre.

Sot do të trajtojmë shkurt dhe thjesht si shkruhen disa ndajfolje dhe mbiemrat që vijnë prej tyre. Në fakt, shumë prej nesh gabojmë kur shkruajmë ndajfoljet dhe mbiemrat që vijnë prej tyre. Kështu na ndodh të hasim:

– E pa drejtpërdrejtë.

– U ngjit lartë.

– Ajo qëndronte drejtë.

– Lepuri ishte kaq i shpejt.

– Lajmi ishte i vërtet.

– Kjo gjë nuk ishte kaq e thjesht.

Në të gjitha këto raste ndajfoljet dhe mbiemrat janë shkuar gabim.

Kujdes! Kur këto fjalë janë ndajfolje, (kryesisht mënyre e  vendi) nuk e kanë “ë”-në fundore, si: lart, shpejt, drejt, drejtpërdrejt, vërtet, thjesht etj. Kurse mbiemrat që vijnë prej tyre shkruhen gjithmonë me “ë” fundore: i/e lartë, i/e shpejtë, i/e drejtë; /i/e vërtetë; i/e thjeshtë etj. Për ta dalluar kur është ndajfolje dhe kur mbiemër, përveç veçorive kategorive gramatikore, na ndihmon nyja e mbiemrit. 

Thënë fare thjesht: kur ka nyjën përpara (i, e, të, së) këta mbiemra që vijnë nga këto ndajfolje shkruhen me “ë” fundore. Mirëpo kujdes, disa ndajfolje e kanë vetë në trup “ë”-në fundore, pra dalin me temë më “ë”, si: butë, qartë, thellë etj. Kjo “ë” ruhet edhe te mbiemrat që vijnë prej tyre: butë-i butë, qartë-i qartë, hollë-i hollë, thellë – i thellë etj.

Mbani mend!

1) mbiemrat marrin “ë” fundore                                                      

NdajfoljeMbiemër
vërteti vërtetë
larti lartë
thjeshti thjeshtë
drejtpërdrejti drejtpërdrejtë
shpejti shpejtë
drejti drejtë etj.

2) mbiemrat dalin si ndajfoljet

NdajfoljeMbiemër
butëi butë
qartëi qartë
hollëi hollë
thellëi thellë
trashëi trashë etj.

(Përgatiti: Sevi Lami Agolli; Portali Shkollor) 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook