Lidhu me ne

Mix

Ja cilat janë veçoritë shëruese të salmonit

Salmoni i kultivuar, ushqimi më toksik në botë

Edhe nëse nuk jeni adhurues të peshkut, edhe nëse mendoni që është shumë i shtrenjtë, salmoni gjithsesi duhet të gjendet në menynë tuaj këtë verë, sepse është shumë i shëndetshëm për tërë organizmin, nga zemra e deri te truri, botojnë mediat kosovare. Nëse keni dyshim, ne do t’ju bindim që ta përfshini në ushqimin tuaj. Me konsumimin e salmonit reduktoni rrezikun nga krijimi i sëmundjeve si osteoartriti dhe gjendjet e ndryshme inflamatore të nyjave. Salmoni përmban proteina të vogla, të cilat quhen peptide bioaktive, në veçanti njërën, kalcitoninën, për të cilin është dëshmuar që ngrit dhe rregullon nivelin e sintezës të kolagjenit në organizmin njerëzor. Kjo proteinë ka meritë për forcimin e eshtrave.

Na bën më të zgjuar dhe të lumtur. Truri përbëhet nga madje 60 për qind yndyra ku shumica prej tyre në fakt janë acide yndyrore omega 3. Me konsumimin e rregullt të salmonit reduktojmë rrezikun nga krijimi i depresionit.

Faktin që salmoni ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, pak a shumë e dimë të gjithë, dhe e gjithë vjen kjo për shkak të acideve të dobishme yndyrore omega 3 me të cilat është shumë i pasur. 2-3 porcione në javë të cilat përfshijnë salmon ndikojnë shumë favorshëm në qarkullim, vena, reduktojnë rrezikun nga sulmi në zemër, aritmia, shtypja e lartë e gjakut dhe trigliceridet e ngritura.

Për shkak të sasisë të lart të vitaminës D që përmban, ka ndikim pozitiv në sistemin e imunitetin, ndërsa u rekomandohet edhe femrave shtatzënë në sasi sa më të mëdha, sepse ka efekt të favorshëm në zhvillimin e trurit të foshnjës, transmeton Koha.net. Përveç të gjithë këtyre veçorive shëruese, triptofani i cili fshihet në salmon na ndihmon edhe të flemë sepse konsiderohet si një nga qetësuesit më të mirë natyror.

Sa i përket përgatitjes, salmoni është peshk i cili hahet në formë të pagatuar, të thatë dhe të përpunuar në mënyrë termike. Është shumë i lehtë për përgatitje.

Përgatiteni një marinadë të thjeshtë nga vaji i ullirit, borziloku, hudhra, kripa dhe biberi. Të gjithën përdorini mbi salmonin të cilin e keni prerë në copa të trasha dhe piqeni në temperaturën prej 220 gradësh celsius për 10 minuta. Shërbejeni me sallatë të freskët dhe kjo është e gjitha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore14 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook