Lidhu me ne

Aktualitet

“Basha po punon për rrënimin PD-së dhe të historisë së saj”

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Mimoza Hajdarmataj

Reflektim në 31 vjetorin e themelimit të PD dhe të degëve të saj anë e mbanë vendit…

Miq,

Fjalimi që mbajti dr. Sali Berisha, në ditëlindjen e 31-të të Partisë Demokratike Dega Durrës dhe asaj në Vlorë, na kujtoi diçka shumë të rëndësishme: se partitë dhe grupimet politike që rrëzuan rregjimet diktatoriale të bllokut të Lindjes (ish komuniste), si motra me PD- në tonë, nuk janë më promotor zhvillimi në vendet e tyre. Ato e mbaruan misionin e tyre dhe u shuan si lëvizje dhe grupime.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Por ndryshe ndodhi në vendin tonë!

Partia Demokratike vazhdon të qëndrojë e fortë dhe si alternativë shpresë për këtë vend!

Kjo sigurisht “FALË SALI BERISHËS”.

Për sa kohë Sali Berisha ishte në krye të Partisë Demokratike nuk u vu kurrë në diskutim egzistenca e PD-së.

Por u vu në diskutim këto 8 vite. Vite shum të vështira për të gjithë shqiptarët, me skena tragjikomike, skena në të cilat në çdo rast tjetër me një lider të mirëfilltë, partia politike e resistencës do të ishte rritur me dyfish, trefish, katërfish … Ndërsa lidershipi peng-Bashë- vula, na vuri në diskutim edhe egzistencën!

Një krijesë politike që zhgënjen prej kohësh por së fundmi edhe shumë e urryer, e cila çdo ditë e më shumë po tregon që është marrë seriozisht peng.

Lider që humbi, për disa rradhë, të gjitha garat, ose iu iku si frikacak atyre, por nuk nguron t’ua nxjerrë dhëmbët vetëm demokratëve dhe babait politik, babait të Partisë dhe historisë së demokratëve.

Ai po shkon çdo ditë nga skandali në skandal dhe po del tek fytyra e tij e vërtetë dhe e atyre shumë pak njerëzve të lidhur me krimin dhe korrupsionin që po e mbeshtesin vetëm për ta futur këtë vend në anarki ose totalitarizëm autokratik.

Deri tani kemi qenë disi në mjegull. Basha na ka venë në mjegull, kemi besuar tek fuqia e demokratëve, kemi besuar që të gjithë deputetët, ish deputetët, kryetarë Partie, sekretarë, kryetarë seksionesh dhe grup seksionesh do arrinim të ngrenin frymë, do arrinim të mbulonin të gjitha boshllëqet e një ishkryetari që kishte vra shpresat me kohë dhe të urryer nga vetë demokratët.

Por sado që i mbuluam me punën tonë, defektet dhe mangesit e një të marruri peng, ne nuk ia dolëm të sjellim vlerat tona në qeverisje!

Por, jo që nuk u votëbesuam dhe nuk u zgjodhëm nga populli, por Basha na shiti!

Dyshime të forta/ Basha takon Alex Sorosin tek restoranti i Endri Hasës

Basha na shiti!

Gjithçka që po ndodh prej 25 Prillit, kur nuk u bë asnjë analizë, asnjë kërkim falje, asnjë dorëheqje, po na shpjegon qartë e më qartë, se çfarë po ndodh, “Basha po punon për rrenimin dhe dështimet e PD-së dhe të historisë së saj”. Plani i tij ndoshta është pikërisht ai i Sorosit që ishte prej fillimit të viteve ’90- ti shkrijë partitë që rrëzuan komunizmin në bllokun lindor dhe të risjellë fuqishëm qendrën e majtë në pushtet!

Është koha të pastrohemi prej këtyre mbetjeve dhe këtyre rrënjëve grami që kanë zënë tokën e demokratëve!

Tani po kuptoj që përveç parave të krimit, vendeve të punës të shitura, ikja masive e shqiptarëve demokratë, apo patronazhistëve, etj, armiku më i madh i shqiptarëve ka qenë propaganda e rilindjes, manipulimi opinionit publik dheeee marrja peng e njeriut Basha, duke mos na lënë ne demokratëve të ruanim lidhjet me njëri tjetrin, me njerëzit, me qytetarët, me shqiptarët, me bazën, me uraganin popullor.

Këto lidhje duhen kthyer dhe do ti kthejmë së bashku, ne, Partia Demokratike e Rithemeluar, pa Peng Bashën në krye!

Por me njerëzit fisnik!

MË TEPËR

Mix25 minuta më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix28 minuta më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix30 minuta më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix33 minuta më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore38 minuta më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix43 minuta më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix50 minuta më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske24 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook