Lidhu me ne

Mix

7 shenjat paralajmëruese të kancerit të stomakut qoftë beninj apo malinj

Stomaku i ngjason një qeseje muskulare që mund të mbajë gati në 4 kilogramë ushqime dhe lëngjes. . Kur është bosh, stomaku është i mbledhur dhe pas konsumit të ushqimit apo pirjes mund të zgjerohet. Muret e stomakut vishen me tre pllaka të fuqishme muskulare të cilat copëtojnë ushqimet në copëza më të vogla dhe i përziejnë me enzimat dhe acidin e prodhuar nga gjëndrat në brendësi të stomakut. Duhen 3-4 orë për zbrasjen e stomakut pas ngrënies ,por kjo ndikohet dhe nga lloji i ushqimit që një person konsumon. Ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrore kërkojnë një kohë më të madhë për t’u tretur e kësisoj stomaku zbrazet për një kohë më të gjatë.

 
Pjesa më e madhe e tumoreve të stomakut e marrin zanafillën nga qelizat glandulare që shtrihen në stomak dhe këto tumore quhen adenokarcinoma. Ndonjëhere tumori mund të zhvillohet nga indi limfatik i stomakut – limfoma, ose nga muskuli- sarkoma. Rreth 3% e tumoreve të stomakut janë tumore karcinoide që e marrin origjinën nga qelizat hormon prodhuese të stomakut.

 
Tumoret karcinoide hapin më pak metastaza ndërsa tumoret e tjera përhapen nëpërmjet rritjes në stomak, ezofag, dhe në zorrën e hollë. Tumori mund të shtrihet edhe nëpër muret e stomakut, në nodujt limfatike duke u përhapur eventualisht në organet e tjera si mëlci, pankreas, zorrë shkruan dr.Albana Duni.  Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve malinje dhe beninje të stomakut është hemoragjia e brëndëshme mikroskopike , e cila zbulohet vetëm nga testi i feçeve. Në qoftë se hemoragjia vazhdon, me humbje të qelizave të kuqe të gjakut , kjo çon në anemi dhe në shfaqjen e lodhjes.

 
Kur kanceri është shumë i avancuar mund të shfaqen shenja dhe simptoma të tilla si :
1. Dhimbje në pjesën e sipërm dhe të mesëm të barkut, që nuk mund të përmirësohet nga ushqimet ose antiacidet. Por në stadet e hershme, dhimbja mund të qetësohet nga efekti i antiacideve dhe i ushqimeve.

 
2. Diskomfort abdominal që agravohet nga ngrënia.

 
3. Jashtëqitje me ngjyrë të zezë.

 
4. Të vjella me gjak.

 
5. Të vjella pas ushqimit.

 
6. Dobësi, këputje dhe humbje peshe.

 
7. Ndjenjë ngopje pas vakteve, megjithëse ngrënia mund të jetë më e pakët se normalisht.

 
Por të kesh një ose disa nga këto shenja nuk do të thotë se ke kancer stomaku. Ka edhe semundje të tjera, si ulçera peptike, që mund të shkaktojnë shenja të tilla.

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore19 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook