Lidhu me ne

Mix

Çfarë fshihet pas të folurit në gjumë?!

Ndodh që mund të flasim në gjumë, por çfarë themi me saktësi në të folmet e natës? Një grup neuroshkencëtarësh francezë vendosi të studiojë më thellësisht përmbajtjen e këtyre bisedave që rrallë kush merr mundimin t’i dëgjojë. Përfundimet e kërkimeve u publikuan në Sleep dhe pohojnë se ata që flasin në gjumë përjetojnë emocione negative, por ka edhe surpriza.

Mbikqyrje speciale.

Shkencëtarët e Pitié-Salpêtrière Hospital në Paris rekrutuan 232 vullnetarë për të fjetur për 2 netë në laborator të monitoruar nga një video polisonografike (një regjistrim i njëkohshëm i të gjithë parametrave të gjumit). Meqë rrallë ndodh që të flitet në gjumë subjektet janë zgjedhur mes atyre që vuajnë nga parasomnia, çrregullime të gjumit që lehtësojnë këtë sjellje.

Shfryrje të natës.

Në fakt janë regjistruar në total 883 biseda nga të cilat 59% jo verbale (mërmërima, britma, përshpëritje, të qeshura) dhe 3349 fjalë të kuptueshme. Fjala më e shpeshtë ishte Jo, vullnetarët e shqiptuan 4 herë më shumë se kur ishin zgjuar. Edhe ofezat kanë qenë të shpeshta, kush flet në gjumë mallkon 800 herë më shumë se kur është zgjuar dhe e bën në mënyrë të ndryshme në varësi të fazave të gjumit. Në fazën Rem mbizotërojnë ato fyerje që dënojnë ose akuzojnë dikë, ndërsa në fazën jo Rem mbizotërojnë fjalë të pista. Burrat folën më shumë në gjumë sesa gratë dhe shqiptuan më shumë fjalë të ndyra. Në përgjithësi fjalët e thëna rezultuan shumë agresive, ndoshta sepse ëndrrat shërbejnë edhe për të elaboruar kërcënime dhe situata stresuese dhe bisedat e natës janë një efekt i tyre.

Biseda të rregullta.

Aspekti më i rëndësishëm është saktësia e gjuhës dhe respektimi i kohëve. Fjalët e deshifruara janë në përgjithësi gramatikisht korrekte, edhe pauzat mes një fraze dhe një tjetre në rastin e monologëve të plotë janë besnikë ndaj atyre realë. Për shkencëtarët kjo është prova e sistemit nervor dhe në ato momente funksionon jo shumë ndryshe nga ajo kur është zgjuar.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook