Lidhu me ne

Mix

Hani sa të doni nga këto fruta!

Ngrënia e rregullt e frutave dhe perimeve është çelësi i shëndetit të mirë. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë të paktën 5 racione me fruta dhe perime në ditë.

Megjithatë, kur vjen puna tek mbipesha, përzgjedhja e frutave të duhur është e një rëndësie thelbësore.

Boronicat

Këto fruta të egra pylli janë shumë të mira e të shëndetshme. Ato janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm që pengojnë shtimin në peshë. Një çerek filxhani me boronica përmban 10 miligram anthocianinë e cila ndihmon në ruajtjen e peshës së shëndetshme. Përpiquni të hani një filxhan me boronica çdo ditë si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Mollët

Me një mollë në ditë mund t’i thuash edhe mjekut edhe mbipeshës “ik”. Mollët janë të pasura me flavonoidë dhe fibër. Kjo i bën mollët ndër frutat më të mira për rënien nga pesha. Mollët duhen ngrënë me gjithë lëkurë për të marrë sasitë maksimale të fibrave dhe antioksidantëve.

Dardhat

Përmbajtja e lartë e flavonoidëve i rendit dardhat në listën e pesë frutave të mira për rënien nga pesha. Përveç antioksidantëve, dardhat janë shumë të pasura me fibër. Kjo e fundit të mban të ngopur për shumë gjatë dhe përmirëson tretjen.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet kanë përmbajtje të ngjashme vlerash me boronicat. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë një filxhan çaji me luleshtrydhe në ditë, mundësisht duke e shoqëruar me tërshërë ose me kos. Luleshtrdhet janë ndër frutat më të mira për mirëmbajtjen e peshës.

Specat

Jo, nuk e lexuat gabim. Specat janë në fakt fruta dhe renditen në mesin e ushqimeve më të shëndetshme për njeriun, sidomos kundër mbipeshës. Kjo vjen si pasojë e përmbajtjes së lartë të kapsaicinës, që inkurajon djegien e depozitave yndyrore në organizëm. Specat mund t’i përfshini në shumë gatime, gjellëra dhe sallata.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix12 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix12 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix12 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore12 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix12 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix12 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook