Lidhu me ne

Radar

“Gjigandi’ i bananeve/ Kush është Trifon Murataj i BanaKing? Hoxha dhe Lala japin detaje

"Gjigandi' i bananeve/ Kush është Trifon Murataj i BanaKing?

Një ngjarje e bujshme, ndodhi në ditët e fundit të vitit që lamë pas. 

Një ngarkesë me 119 kg kokainë u kap në mënyrë rastësore, në kamionin e “BanaKing”. 

Deri tani 6 persona janë në pranga lidhur me çështjen. 

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala, kanë zbuluar disa detaje, ndër të tjera edhe për pronarin e kompanisë, biznesmenin Trifon Murataj, që është edhe shtetas amerikan dhe banon në SHBA. 

Pjesë nga biseda: 

Klodiana Lala: Trifon Murataj është administratori qëndror i Zico SHA. Ka objekt importin që ka të bëjë me bananet. Është nga Mallakastra. Ka nisur importin e Bananeve në vitin 1991.

Ylli Rakipi: A është nën hetim Murataj?

Artan Hoxha: Mendoj se kompania vetë, derisa të ketë vendim të formës së prerë janë të pafajshëm. Nuk është qëllimi ynë të godasim një kompani edhe pse ka ndodhur kjo. Por duke parë.

Klodiana Lala: Është në Amerikë zoti Murataj dhe jeton në Amerikë. Ai mund të përfitojë edhe nga ligjet amerikane. Zoti Murataj ndodhet në SHBA, ku jeton me familjen. Ka shtetësi dhe padiskutim, Amerika mund ta hetojë, por në momentin kur flasim, ka të drejtë të mos përgjigjet para autoriteteve shqiptare.

Ylli Rakipi: Sa nga këta që sheshin banane janë qytetarë të botës? Edhe Çekaj në Gjermani jetonte por është në burg.

Artan Hoxha: Njoh një tjetër që është me shtetësi greke përshembull. Vetë Trifon Murataj, është përfshirë herët në tregëtinë e bananeve. Ka punuar për firma të tjera. I është dhënë rasti të marrë pozitën e liderit. Furnizon edhe Maqedoninë dhe Kosovën.

Ylli Rakipi: Çfarë përfaqëson Trifon Murataj?

Artan Hoxha: Sigurisht më përpara ka patur episode në Ekuador dhe Itali që janë gjetur kontenierë të kontaminuar por  hetimet nuk e kanë gjetur përgjegjës kompaninë. Në rastin konkret, hetimi i çështjes, është i vështirë. Është ngjarje e kapur rastësisht. Që ti shkosh në kokë, duhet të shkosh tek ai që e ka ngarkuar atje (në Ekuador).
Murataj, është njeri që ka shumë lidhje të forta, që i kanë ardhur edhe për shkak të fuqisë monetare dhe biznesit që ka. Pjesa mediatike, e pamë si e bombardoi. Sidomos pasi u godit kompania Alba Exotic dhe Masabi.
Ai nuk kishte nevojë për boom marketing sepse ishte importuesi më i madh në vend.
Është zgjedhje e tij marketingu. Kompania deri kur kemi vendim i formës së prerë, është subjekt hetimi, por në fund mund të ndodhë të dënohen shoferët dhe adminisratori dhe historia të mbyllet aty.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix16 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix16 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix16 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix16 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix16 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix16 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix16 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix16 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix16 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook