Lidhu me ne

Radar

“Shumica vendos, pakica respektohet”/ Berisha i vë “kufi” Bashës, mesazhi për administratën e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat para selisë së PD, ka bërë deklarata të forta.

Berisha paralajmëroi Lulzim Bashën, se ai është pakicë dhe në demokraci, nuk vendos pakica por shumica.

Po ashtu, Berisha i drejtoi edhe një mesazh të fortë punonjësve të Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se protesta e nesërme nuk ka të bëjë aspak me ata, por vetëm me Lulzim Bashën.

Unë me këtë rast duhet t’ju sqaroj çdo qytetar, çdo demokrat se qëndrimi ynë nuk ka të bëjë me një zyrë, karrige, e gjera të tilla, por ka të bëjë me zbatimin e parimit më themelor mbi të cilin ndërtohen organizatat e lira, shoqëritë e lira, vendet e lira.

Ka të bëjë me atë parim sipas të cilit shumica vendos, pakica respektohet.

Në qëndrimin e deputetit Basha del e qartë si drita e Diellit, se ai si pakicë kërkon të dhunojë shumicën. Kërkon t’u konfiskojë shumicës me një akt marrëzie ndërtesën e saj, shtëpinë e demokratëve, duke e trajtuar atë njëlloj sikur ta ketë pronë personale.

Pra, dhe një herë kemi të bëjmë me një parim themelor të demokracisë dhe de fakto me një përpjekje të jashtëzakonshme dhe kriminale për asgjësimin e pluralizmit politik në shqipëri. Për shndërrimin në brava dhe dyer të blinduara për të mbrojtur individë që nuk kanë asnjë lloj morali politik e njerëzor.

Ftoj sot ë gjithë anëtarët e PD, 44 mijë anëtarë dhe anëtare të PD, por dhe të gjithë të tjerët, atyre që firmosën shkarkimin e kryetarit për dhunimin e statutit dhe çdo norme tjetër demokratike në PD.

Ftoj të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD të bashkohen për të marrë në dorëzim shtëpinë e tyre, për ta shndërruar atë në shtëpi lirie, në një protestë paqësore, një ngjarje madhore të revolucionit tonë paqësor.

Garantoj të gjithë punonjësit e kësaj ndërtesë se protestuesit nuk kanë as edhe hatërmbetjen më të vogël ndaj tyre. Të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm që kanë është hapja e dyerve të kësaj shtëpie dhe çlirimi i saj nga peng Basha.

Nesër unë ftoj të gjithë deputetët e PD të jenë këtu me anëtarët e tyre, të bashkohen këtu. Nuk mund të pranoni këtë tragjedi që luhet në kurrizin tuaj për interesa të Edi Ramës”-tha Berisha.

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore11 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook