Lidhu me ne

Mix

Keni nevojë për një gjumë të shëndetshëm?

Nevojat e njerëzve për gjumë janë të ndryshme.

Gjumi është një element i rëndësishëm e i pazëvëndësueshëm për shëndetin. Një studim mbi këtë çështje, ku morrën pjesë mbi 1 milion njerëz të rritur, sugjeron se shëndeti i mirë i zemrës kërkon 6 deri në 8 orë gjumë.

Studiuesit analizuan të dhënat e individëve që flenin 6-8 orë gjumë me të tjerët. Gjetjet treguan se individët që flenë më pak se 6 orë gjumë janë 11 përqind më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme prej sëmundjeve të zemrës ose ishemisë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë janë 33 përqind më të rrezikuar. Të dhënat e këtij studimi u prezantuan më herët në këtë vit në takimin e rradhës të Shoqatës Evropiane Të Kardiologjisë që u mbajt në Mynih të Gjermanisë.

Ekspertët pranuan se gjumi ndikon në shumë procese biologjike siç është metabolizimi i glukozës, tensioni i gjakut dhe inflamacioni. Të gjitha këto procese nga ana tjetër ndikojnë tek sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas tyre, njerëzit duhet të shmangin mungesat afatgjata të gjumit ose fjetjen e tepërt në të mirë të shëndetit të tyre. Për të garantuar këtë, ju nevojiten hapat e mëposhtëm.

Më Shumë Dritë Gjatë Ditës

Drita natyrale gjatë ditës e mban ritmin biologjik të trupit në nivele të shëndetshme por edhe siguron që cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit do të jetë në nivele optimale. Përpiquni të jeni sa më në kontakt me dritën natyrale gjatë ditës.

Më Pak Nuanca Blu Gjatë Mbrëmjes

Ekspozimi ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu është i keq për trurin.

Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Përpiquni të mos shikoni televizor, tablet apo celular të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur.

Konica.al ju sugjeron të mos pini kafe pasdite vonë dhe të mos flini gjatë ditës, nëse keni vështirësi per të fjetur në darkë.

Gjumi Me Orar

Ritmi biologjik i trupit ka nevojë për rregull dhe përpikmëri.

Kur flini dhe zgjoheni në një orar të caktuar keni një gjumë më cilësor.

Suplementët e Melatoninës

Melatonina është një hormon kyç për gjumin cilësor. Suplementët e melatoninës që blihen në farmaci  duhet marrë 30-60 minuta përpara se të bini për të fjetur.

Mos Pini Alkol

Pirja e alkolit ka një ndikim negativ tek gjumi dhe hormonet.

Alkoli përkeqëson simptomat e gërrhitjes dhe pagjumësisë.

Dhoma e Gjumit

Dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë, e pastër dhe e ajrosur mirë. Temperatura e ajrit në dhomë duhet të jetë rreth 20 gradë celcius por jo shumë e ngrohtë dhe as shumë e ftohtë.

Ushqimi Përpara Gjumit

Ekspertët thonë që ushqimet me karbohidrate duhen konsumuar disa orë dhe jo disa minuta para gjumit.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook