Lidhu me ne

Mix

5 gjëra që një grua e pjekur mendërisht nuk i bën kurrë. Sidomos të pestën

Gratë e pjekura janë ndryshe nga gratë më fëminore dhe të pafajshme në marrëdhënie. Këto të fundit përpiqen të gjejnë se kush janë, si të futin dashurinë në jetën e tyre dhe çfarë lloj takimesh duan në të ardhmen.

Gratë e pjekura tashmë i dijnë të gjitha këto gjëra, gjë që i bën ato të ndryshme në fushën e dashurisë. Nëse jeni gati për të jetuar një marrëdhënie të vërtetë, që do t’ju bëjë të ndiheni mirë, ku do të merrni përkrahje dhe madje argëtim, ju rekomandojmë që të gjeni një grua me këmbë në tokë.

1. Në vend të parë

Gratë e papjekura nxitojnë të vënë të tjerët në radhë të parë dhe lejojnë që nevojat dhe dëshirat e tyre të bien në plan të dytë, veçanërisht nëse janë në dashuri. Ato merakosen që të kënaqin të tjerët dhe nuk duan të thonë asgjë, ose të lëndojnë ndjenjat e një personi tjetër. Nga ana tjetër, gratë e pjekura kuptojnë se duhet të kujdesen për veten e tyre para se të mund të kujdesen për një person tjetër. Ato e dinë se mbrojtja e nevojave të tyre, dëshirave të tyre i ndihmon që të ndihen më mirë me veten dhe të përmirësojnë shëndetin dhe lumturinë e tyre.

2. Nuk gënjehen

Gratë e papjekura janë të gatshme t’i mbyllin sytë para gënjeshtrave, kështu që mund të influencohen kollaj për të ecur përpara në marrëdhënie. Megjithatë, një grua e pjekur e kupton se gënjeshtra është një formë manipulimi dhe nuk do të jetë e gatshme ta pranojë atë nga askush. Nëse zbulon se po e gënjejnë asaj, do të duhet kohë që ajo të zbulojë arsyen e fshehtë dhe pastaj të vendosë nëse ia vlen të ketë një marrëdhënie apo jo, dhe nuk do të pranojë histori sekrete dhe gënjeshtra të tjera.

3. Nuk bën gjoja si dikush që nuk është

Gratë e pjekura e dinë mirë se kush janë dhe si janë dhe nëse nuk u pëlqejnë të tjerëve, ato nuk bëjnë asgjë për këtë. Nuk do të ndryshojnë mënyrën e tyre të të qenit, aq më pak nëse dikush dëshiron që ato të jenë ndryshe. Ato e dinë se të bëjnë si dikush që nuk janë, nuk ia vlen, pasi pothuajse të gjithë mund ta kuptojnë gënjeshtrën. Në thelb, ato thonë çfarë duan, bëjnë atë që duan, qeshin kur duan të qeshin, vishen ashtu siç dëshirojnë.

4. Nuk bëjnë drama

Drama është një konflikt që nuk duhet të jetë real, dhe gratë e pjekura e kanë zbuluar duke qenë se janë përballuar me dhimbjen, zhgënjimin dhe bezdinë në marrëdhëniet e tyre të mëhershme. Kështu që, nëse mendon se do ia hedhësh përmes absurditeteve dramatike, harroje. Do të ngrihet menjëherë e do të të thotë se nuk e pranon, thjesht sepse dikush përpiqet ta bindë për diçka që nuk është e vërtetë.

5. Nuk lejon askënd ta përdorë

Gratë e papjekura shpesh tolerojnë të gjithë njerëzit që i përdorin për kohën, paranë, energjinë, veturat, pamjen ose gjëra të tjera. Gratë e pjekura, nga ana tjetër, e dinë se meritojnë të kenë marrëdhënie me njerëz që kujdesen për to dhe jo që i përdorin për atë që kanë ose për atë që janë. Ato e dinë se ndonjëherë duhet të bëjnë kompromis dhe madje ju lejojnë të ndiheni mirë. Por nëse përqendrohesh gjithmonë në nevojat e tua dhe asnjëherë të sajat, nuk do të zgjasësh shumë. / bota.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore24 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar24 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix1 ditë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix1 ditë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook