Lidhu me ne

Mix

Kurat natyrale për një gjumë të qetë

Pagjumësia është një problem shëndetësor që shkakton shumë telashe në organizëm.

Miliona njerëz në botë stërmundohen gjatë natës pa vënë gjumë në sy. Shumica e pacientëve të prekur nga pagjumësia përdorin ilaçe të ndryshme që shkaktojnë urth, konstipacion, marramendje dhe varësi. Te dhënat tregojnë se medikamentet nuk ofrojnë kurrësesi një zgjidhje të mirë dhe pa efekte anësore që mundësohet nga kurat natyrale.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil ofron disa amino acide të cilat e qetësojnë organizmin gjatë ditës por nxisin edhe një gjumë të thellë në mbrëmje. Këto aminoacide njihen si L-Theanine të cilat mund të gjenden edhe si suplementë për gjumin.

Por duke qenë se ky çaj ka edhe kafeinë, është e rekomandueshme që mos ta teproni me të.

Çaji Kamomil

Ky çaj është jo vetëm i shijshëm por edhe efikas për gjumin. Ai funksionon si qetësues bimor.

Ky çaj qetëson nervat, ul ankthin dhe zbut simptomat e pagjumësisë.

Valeriana

Njësoj si në rastin e kamomilit, bima e valerianës është përdorur prej mijëra vitesh kundër pagjumësisë dhe ankthit. Ajo ka tendencën të ofrojë qetësim shumë të shpejtë dhe ardhjen e gjumit sa hap e mbyll sytë. Shkencëtarët besojnë se valeriana rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe e mban atë të qetë

Sidoqoftë kjo bimë nuk është ideale për përdorim afatgjatë kundër pagjumësisë.

Lulja e Pasionit apo Lule Sahati

Në fillimet e saj, Lulja e Pasionit apo Lule Sahati është përdorur për të trajtuar histerinë dhe nervozizmin. Ekspertët shpjegojnë se kjo lule rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe rrit ndjesinë e qetësisë.

Studimet kanë treguar se pacientët që kanë marrë suplementë të lules përpara ndërhyrjes kirurgjikale kishin më pak ankth dhe zgjoheshin më qetë nga anestezia.

Receta E Duhur Për Një Gjumë Të Qetë

Përbërësit:

200 ml qumësht

1 lugë çaji me mjaltë

1 pikë ekstrakt vaniljeje

Udhëzimet:

Ngroheni qumështin në një tenxhere dhe përpara se të marrë valë hidheni në filxhan.

Më pas shtoni vaniljen dhe mjaltin.Përziejeni mirë dhe pijeni ngadalë përpara se të shtriheni për të fjetur. Me këtë kurë, mendohet se pagjumësia nis e nuk bëhet më problem. Madje mund t’ja ndjeni efektin që në filxhanin e parë. Suksesi i kësaj kure, sipas informacionev i atribuohet përbërësve të saj të mrekullueshëm, të cilët lehtësojnë ardhjen e gjumit dhe e ndihmojnë trupin të qetësohet.

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore20 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix20 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook