Lidhu me ne

Mix

Misri i bardhë… të gjitha arsyet përse duhet ta kultivoni

Në zonën e Shkrelit të Malësisë së Madhe kultivohet për më se 200 vjet një nga varietetet e misrit. Kjo bimë i përket familjes Zea Mays, dhe sipas gojëdhënave, është sjellë nga Turqia në fshatin Reç në fillim të viteve 1800 nga Ibrahim Zogu.

Fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar në familje brez pas brezi. Aktualisht misri i bardhë zë rreth 15-20% të sipërfaqes që mbillet me misër në këtë fshat dhe ato rreth tij. Ky varietet është i rrezikuar pasi momentalisht mbahet nga pak familje. Faktori kryesor që po përshpejton zhdukjen e tij është futja në prodhim e kultivarëve modern (hibride) të importit.

Kushtet e kultivimit të Misrit të Bardhë të Reçit

Misri mbillet në tarraca malore, me ekspozicion nga lindja, me toka të thella, të pasura me lëndë organike e të freskëta në verë. Kultivohet kryesisht në zona pa ujitje. Bimët janë me shtat të mesëm, 170-180 cm, kërcell i veshur mirë me gjethe, kalli i mesatar, me koçan dhe kokërr të bardhë, me konsistencë qelqore.

Sipas të dhënave ky është një misër me cikël mesatarisht të mesëm, 90-94 ditësh; mbillet në mes të muajit Prill dhe vilet në mes të muajit Gusht. Pa vjeljes prodhimi seleksionohet, thahet mirë dhe ruhet në koçekë druri për konsum në vijimësi. Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta.

Jep prodhim të qëndrueshëm; si dhe vlerësohet për faktin se me të bën bukë të mirë e cilësore.

Misri është i pasur me ushqyes

Sipas të dhënave, konstatohet se misri, pavarësisht ngjyrave, është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën. Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta.

Karotenoidët janë të dobishëm në parandalimin e sëmundjeve të syve, ndaj thuhet që karota të ndihmon të shohësh në errësirë. Misri përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar10 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix10 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix10 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix10 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix10 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix11 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix11 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix11 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix11 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook