Lidhu me ne

Mix

Shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mushkërive

Një kollë e bezdisshme ose një frymëmarrje e lehtë mezi mund të mabhet mend gjatë ditëve të ngarkuara, por është mjaft e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje edhe simptomave të buta.

Ndonjëherë njerëzit mendojnë se të kesh probleme në frymëmarrje është diçka që vjen me plakjen. Është  e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje këtyre simptomave pasi ato mund të jenë shenjat e para të sëmundjes së mushkërive, përfshirë COPD, astmën dhe kancerin e mushkërive. Njohja e shenjave paralajmëruese të hershme të sëmundjes së mushkërive mund t’ju ndihmojë të merrni trajtim përpara se sëmundja të bëhet serioze apo edhe kërcënuese për jetën. Nëse keni ndonjë nga shenjat paralajmëruese të mëposhtme, bëni një takim me mjekun sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetën tuaj.

Shenjat paralajmëruese

Kollë kronike: Një kollë që keni pasur për një muaj ose më gjatë konsiderohet kronike. Ky është një simptomë e rëndësishme e hershme që ju thotë se diçka nuk është në rregull me sistemin e frymëmarrjes.

Gulçim: Nuk është normale të përjetoni gulçim që nuk largohet pas ushtrimit, ose që keni pasi beni  ushtrime. Frymëmarrja e munduar ose e vështirë – ndjenja se është e vështirë të marrësh frymë – është gjithashtu një shenjë paralajmëruese.

Prodhimi kronik i mukusit: Mukus, i quajtur ndryshe edhe sputum ose gëlbazë, prodhohet nga rrugët e frymëmarrjes si mbrojtje kundër infeksioneve ose ngacmuesve. Nëse prodhimi i mukusit ka zgjatur një muaj ose më shumë, kjo mund të tregojë sëmundje të mushkërive.

Zhurmë: frymëmarrja e zhurmshme është një shenjë se diçka është e pazakontë, si psh bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri ose që ato janë shumë të ngushta.

Kollitja e gjakut: Nëse kollitni gjak, mund të vijë nga mushkëritë ose trakti i sipërm respirator. Kudo që vjen, sinjalizon një problem shëndetësor.

Dhimbje kronike në gjoks: Dhimbje të pashpjegueshme në gjoks që zgjasin për një muaj ose më shumë – veçanërisht nëse përkeqësohet kur merrni frymë ose kolliteni – gjithashtu është një shenjë paralajmëruese.

Përgatituni për një vizitë tek mjkeu duke ndjekur këto hapa:

  • Merrni një kopje të të dhënave tuaja mjekësore me vete. Nëse nuk jeni në gjendje të merrni të dhënat mjekësore, ju gjithashtu mund të shkruani një shënim të shkurtër për problemet tuaja shëndetësore, kur ato kanë ndodhur dhe mjekun që është kujdesur për ju.
  • Bëni një listë të të gjitha ilaçeve që përdorni tani. Kjo do të thotë ilaçe të përshkruara dhe pa recetë, si dhe barishte dhe suplemente dhe çdo metodë jo tradicionale që përdorni për të trajtuar gjendjen tuaj.
  • Bëni një listë me të gjithë mjkeët që konsultoheni dhe shkakun.
  • Bëni një listë të simptomave që keni dhe vini re se cilat ju shqetësojnë më shumë. Shkruani kur filluan dhe çfarë keni bërë për t’i bërë lehtësuar ato.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook