Lidhu me ne

Radar

8 janari, Andi Bushati: Basha u struk në vrimën e miut, u bë njësh me policinë

8 janari, Bushati: Basha u struk në vrimën e miut, u bë

Analisti Andi Bushati është i bindur se kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Rama, kanë një bashkëpunim midis tyre.

Në studion e “Open”, Bushati deklaroi se Basha e dinte se policia do të ndërhynte, duke pohuar se ai u bë njësh me të dhe i bëri thirrje publikisht t’i kërkojë falje çdo shqiptari që është dhunuar dhe ka ‘ngrënë’ gaz lotjsellës.

“Edhe kjo më ka bindur që janë bashkë, jo se kanë pazar me njëri tjetrin, njëri ka nevojë të mbrojë kokën, në këtë rast Basha, ndërsa Rama nuk do Lulzim Bashën por do të mbajë PD të përçarë dhe të bymejë krahun më të sfilitur dhe do mbajë një seli të përçarë. Dihej që do hynte policia! Nëse Basha thotë se s’kisha rrugë tjetër veçse të thërrisja policinë duhet të dalë publikisht dhe ti thotë shqiptarëve që policia ka vepruar shumë mirë te teatri, palloi në drru të gjithë ata që kundërshtoi. Të kërkojë falje për çdo njeri që ka protestuar dhe ka ngrënë drru e gaz lotsjellës. Unë jam me atë Bashën e parë që kemi polici qorre që na fsheh provat në Elbasan, që nuk ka asnjë ligj, një bandë politike. Nëse Basha jo vetëm thërriti bandën politike për të shpëtuar karrigen e vet por ka kaluar pesë ditë dhe për herë të parë mezi dëgjova sot nga Bejko një gjysmë fjalie ndoshta përdorëm më shumë gaz se ç’duhet. Në vend të strukej në vrimën e miut thirri policinë! Basha mbylli sqepin dhe u bë njësh me policinë”, deklaroi Bushati.

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix15 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix15 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet15 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore15 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix15 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix15 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar15 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix16 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal16 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook