Lidhu me ne

Radar

I fitoi në Strasburg/ Pse Rama mban ‘peng’ 13 milionë eurot e vjehrrit të Luzim Bashës?!

Të gjithë e mbajnë mend se aksionin e parë spektakolar dhe të transmetuar live në TV të Edi Ramës, menjëherë pasi erdhi në pushtet në vitin 2013.

Një ndërtim luksoz i ngritur gati brenda në det në Ujin e Ftohtë në Vlorë, u hodh në erë me tritol nga xhenierët e ushtrisë.

Ishte pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës, Xhaferr Isufi, i cili sapo ishte bërë kryetar i Partisë Demokratike pas dorëheqjes të Sali Berishës nga ai post.

Pallati në fakt ishte me letra të rregullta pavarësisht se zyrtarët që i kishin dhënë ato, socialistë (bashkia) e demokratë, kishin shkelur disa ligje.

Por menjëherë pas shembjesh pala që kishte investuar paratë e pallatit, pra vjehrri i Bashës, e dërgoi çështjen në Gjykatën e Strasbugut e cila vendos vetëm mbi letrat zyrtare.

Meqenëse çdo gjë nga pikëpamja formale ishte në rregull, kjo gjykatë në muajin janar të vitit 2018, mori vendim kundër qeverisë shqiptare dhe e gjobiti me një shumë prej 13 milionë euro të cilat duhet të paguhen si dëmshpërblim, për Xhafer Isufin dhe firmën e tij.

Në atë kohë u përfol se këto 13 milion euro ishin pjesë e paktit të fshehtë, Rama-Basha, të 17 majit 2017. Sipas kundërshtarëve të Bashës Rama i kishte premtuar Bashës, se nëse Gjykata e Strasbugut do të vendoste pro vjehrrit të tij, dëmshpërblimi do të lëvrohej direkt nga ministria e Financave.

Madje akuzatorët e kreut të PD, shkuan edhe më tej.

Sipas tyre Avokati i Shtetit i cili mbron qeverinë shqiptare në çështje të tilla në Strasburg, me urdhër të Ramës (pas paktit të 17 majit 2017) nuk bëri asnjë lëvizje domethënëse për të fituar çështjen mes shtetit shqiptar dhe Xhafer Isufit.

Gjithsesi të gjitha këto hamendje dhe konspiracione tani 3 vite pas vendimit të Gjykatës në Strasburg, bien poshtë: Vjehrri i Bashës 3 vite pas vendimit, ende nuk ka marrë asnjë cent nga shteti shqiptarë i cili rrezikon të dënohet sërish nga Strasburgu. Shuma e madhe ka mbetur peng në duart të Edi Ramës.

Së fundi gazetari i njohur në fushën e Ekonomisë, Klodian Tomori ka dhënë disa detaje interesante për këtë çështje:

Në janar të vitit 2018, Gjykata e Strasburgut, e dënoi Shqipërinë me 13 milionë euro për prishjen e pallatit tek Uji i Ftohtë në Vlorë, ku ishin aksionierë vjehrri i Bashës dhe Avokatja e Popullit.

Në 31 gusht po 2018, Ministria e Drejtësisë dhe Avokatja e Shtetit i dërgojnë shkresë zyrtare Ministrisë së Financave duke i kërkuar të ekzekutonte vendimin për të paguar 13 milionë eurot e gjobës.

Arben Ahmetaj i përgjigjet po me shkresë zyrtare ku thotë; “prisni njëherë se jemi pak ngushtë me buxhetin këto kohe. S’kemi fonde”

Avokatura e Shtetit ripërsërit kërkesën, duke sugjeruar që paratë të paguhen nga Fondi Rezervë i Këshillit të Ministrave. Por ministria e Financave, prapë nuk pranon. Pas shumë këmbime shkresash, Ahmetaj, shpik një skemë tjetër për ta zvarritur edhe më shumë pagesën. Propozon shlyerjen, me këste për disa vjet.

Grupi i pronarëve, refuzon që të paguhen me këste. Fillon prapë loja e shkresave. Por Ministria e Financave, prapë nuk lëshon pe.

Pas Ahmetajt, në krye të financave vjen Anila Denaj. Sërish Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Shtetit i kërkojnë ministres së re të paguaje parat. Por as Anila Denaj, nuk paguan.

Ikën tre vjet me këtë histori. Vitin e kaluar shkresa i shkon Ramës; Duhet të paguajmë pallatin e Vlorës se po na bën presion KE-ja. Por edhe Rama përgjigjet; prisni njëherë prisni…

Si përfundim lekët vjehrrit të Bashës, nuk ia kanë dhënë akoma këta. Qeveri e korrupsionit dhe krimit të organizuar!

Duket qartë se refuzimet e prera dhe shmangiet që kanë bërë ministrat e financave për këtë pagesë, kanë qenë të urdhëruara nga vetë kryeministri Rama, i cili edhe vetë kur i ka shkuar në tavolinë problemi, ka refuzuar.

Një pyetje e thjeshtë lind në këtë rast:

Cila është arsyeja që Edi Rama i mban peng 13 milion eurot e Vjehrrit të Lulzim Bashës?!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook