Lidhu me ne

Radar

Berisha sërish në bazë, mesazhi për demostratën antikomuniste në Shkodër

Berisha sërish në bazë, mesazhi për demostratën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një ditë më parë se do të rinisë takimet me bazën demokrate, pas protestës në selinë blu nga qyteti i Shkodrës. Mbrëmjen e sotme ka publikuar një mesazh për 31 vjetorin e demostratës antikomuniste të Shkodrës.

Postimi i Berishës:

Sot, 14 Janar, 31-vjetori i demostrates antikomuniste te Shkodres! Te dashur miq, grupet antikomuniste, qytetaret dhe studentet e Shkodres, inauguruan Vitin e Ri 1990 ne Shqiperi me nje beteje te ashper me diktaturen komuniste, demostratat e fuqishme te datave 13-14 Janar 1990, per rrezimin e bustit te diktatorit komunist, Josif Stalin.

Me date 13 dhe veçanerisht me date 14 Janar te vitit 1990, mijra qytetare te Shkodres iu pergjigjen thirrjes se grupeve antikomuniste, mbushen dhe dolen ne nje demonstrat te fuqishme per te çliruar qytetin e tyre nga kulti i njerit prej diktatoreve me gjaksor te kohrave, Josif Stalin dhe per te hequr bustin e tij nga qendra e qytetit.

Diktatura staliniste e Ramiz Alise perdori kunder demostruesve ushtrine dhe mjetet e saj, sigurimin e shtetit dhe policine e batalionin famkeq te sambisteve per te shtypur demonstraten e pare antikomuniste.

Rregjimi diktatorial e shtypi me egersi dhe brutalitet me te gjitha mjetet e dhunes demostraten e 14 Janarit dhe arrestoi, torturoi dhe denoi me denime te renda per veprimtari antishteterore terroriste organizatoret e saj Ded Kasnecin, Rin Monajken, Flamur Elbasnani, Gjergj Livadhin, Ndoc Liqejzen vëllezërit Haxhi, Ndoc Liqejza, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali, Hana Kraja etj.

Por jehona e saj brenda dhe jashte vendi ishte e madhe dhe hapi siparin e nje seri ngjarjesh te medha te vitit 1990, qe do kurorezoheshin me vendosjen e pluralizmit politik ne Shqiperi me Levizjen Studentore te Dhjetorit te vitit 1990.

Sot, ne kete 31 vjetor, le te shprehim ne te dashur miq nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle per qytetaret pjesmarres dhe organizatoret e demostrates se 14 Janarit 1990 te Shkodres, Rozafes se Lirise. Rrofte Shkodra!

MË TEPËR

Letersi13 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi13 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix13 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix13 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske13 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook