Lidhu me ne

Temporal

Një intervistë e panjohur e Faik Konicës: Çfarë deklaroi për Ismail Qemalin e Esad Pashën


Një intervistë e panjohur e  Faik Konicës që mban datën 10 janar 1914 dhe që është publikuar në gazetën “Universul”, XXVII, nr. 8 është shqipëruar dhe është bërë e ditur nga profesor Aurel Plasari në një postim të tij në Facebook. Në intervistë Faik Konica thotë se si Esad Pasha aq edhe Ismail Bej Qemali, bëjnë pjesë në partinë reaksionare, duke përdorur dhe duke imponuar gjuhën turke në administratë në vend të gjuhës kombëtare, çfarë është skandaloze./Ora

“DY PARTITË”
Nga një intervistë e panjohur e Faik Konicës, 1914 :

“- Cila është situata e brendshme politike në Shqipëri, a ekzistojnë atje parti politike dhe cilat janë programet dhe pikëpamjet e tyre? A varen programet e tyre politike nga besimet fetare?

– Në Shqipëri ka dy parti të mëdha, të cilat nuk janë ende të organizuara përfundimisht: partia nacionaliste me nuancë liberale dhe partia reaksionare konservatore, turke për nga fryma. Klasa e kultivuar në përgjithësi dhe shqiptarët e Rumanisë dhe të Amerikës bëjnë pjesë në të parën, muslimanët dhe grekomanët me shkolla të kryera në Stamboll përbëjnë të dytën. Besimet fetare nuk hyjnë në formimin e këtyre dy partive.

Nacionalistët kërkonin në kohën e regjimit turk autonominë administrative dhe përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa unë me grupin tim deri edhe ndarjen nga Turqia. Partia reaksionare donte, përkundrazi, statu-quo dhe ruajtjen e bashkimit me Turqinë. Mbas luftës [ballkanike, – A.P.] nacionalistët e përshtatën programin duke kërkuar një shtet të ri, me konceptime të reja, i cili të shkëputej nga traditat orientale: një shtet nacional për nga fryma dhe oksidental për nga metoda. Me njerëz të rinj për këto situata të reja. Partia reaksionare kërkon vijimësinë e sistemit dhe frymës së administratës turke me gjendjen e vjetër të punëve. Nacionalistët dëshirojnë të kombëtarizojnë edhe kultin.

Të dy udhëheqësit e Shqipërisë aktuale, sa Esad Pasha aq edhe Ismail Bej Qemali, bëjnë pjesë në partinë reaksionare, duke përdorur dhe duke imponuar gjuhën turke në administratë në vend të gjuhës kombëtare, çfarë është skandaloze.

– Të dyja këto parti politike a janë dakord për emërimin e një princi të huaj? A është princi Wied i pranueshëm nga këto parti?

– Reaksionarët, përshtat parimeve dhe pikëpamjeve të tyre, dëshirojnë një princ musliman, ndërkohë që nacionalistët, duke qenë se nuk ekziston ndonjë dinasti kombëtare, kërkojnë princ të huaj. Populli, siç është i lodhur nga kaq trazirë, duke dashur të shpëtojë nga luftërat e brendshme dhe duke marrë vesh që princi Wied është i pëlqyeri i Fuqive të Mëdha, e ka pranuar në heshtje.

– Si mund të shpjegohet komploti më i fundit turk në Shqipëri?

– Shumë thjesht: klasat drejtuese, të varfëruara mbas lufte dhe duke pasur nevojë për para, morën para dhe bënë komplotin në interes të atij që ka paguar dhe që do të pagojë edhe më.

– Ç’opinion keni zotëria juaj për këto dy personalitete “en vogue” [fr. në modë, – A.P.] tani në Shqipëri: Esad Pashën dhe Ismail Bej Qemalin?

– Ismail Bej Qemali, një “fileu” bizantin, i korruptuar nga shpirti dhe nga zakonet, pa ideal dhe pa parime, i gatshëm për të gjitha kompromiset. Esad Pasha është një “condotier” mesjetar, që as nuk di metodat as nuk ka skrupujt e një shtetari modern. Është nga shkolla e Abdul Hamidit, prej së cilës ka ruajtur një suvënir të gjallë. Mirëpo është energjik dhe, po të drejtohej mirë, mund të përdorej me dobi për rivendosjen e rendit në Shqipëri. Nga natyrat e tyre do të kuptoni edhe aktet e tyre.

– Ç’parashikoni zotëria juaj për shtetin e ri shqiptar?

– Shqipëria, që del nga një krizë e tmerrshme (katër vite kryengritjesh dhe një vit pushtimi, pra pesë vite trazirash) dhe që ka qenë sunduar për katër shekuj nga brutaliteti dhe keqqeverisja e regjimit turk, ndodhet – afërmendsh – si një i sëmurë që nuk është lehtë të ngrihet në këmbë, punë që do të dojë disa kohë, porse jam absolutisht i bindur për vitalitetin, energjinë dhe të ardhmen e saj.”

Nga: “Universul”, XXVII, nr. 8, 10 janar 1914 © shqip A. Plasari

Me teper

Kryesore12 orë më herët

Berisha nga Shkodra: Nëse duam të fitojmë zgjedhjet, përparësi do kenë të rinjtë dhe gratë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se përsa kohë do të jetë në politikë, do të zhvillojë “Foltore”, si e vetmja...

Aktualitet12 orë më herët

Veliaj ” masakron” tironsit/ Gjobiten 1 mijë qytetarë brenda ditës në Tiranë

Në tre mujorin e parë të këtij viti, Policia Bashkiake në Tiranë ka gjobitur në total 92000 automjete. Këto shifra...

Radar12 orë më herët

Agron Kapllanaj i pallateve të 5 Majit: Falanderoj SHBA që na dha mundësinë të njihnim Berishën

Agron Kapllanaj, i cili u komandua nga Lulzim Basha si kreu i degës së PD në Fier, dhe që u...

Radar12 orë më herët

Berisha fushatë në Shkodër: Diamant i fitores së 6 marsit, nuk u pajtua me një Shqipëri pa opozitë

Pas Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal në Shkodër për të zhvilluar fushatën për kryetar të Partisë Demokratike në procesin...

Stil14 orë më herët

Kuriozitete / 10 purot më të mira në botë

Cigar Aficionado ka renditur 25 purot më të mira të vitit 2020. Pasi i shijuan pa ua ditur markën, rreth...

Stil14 orë më herët

Sa orë gjumë duhet të flemë? Pse gjithçka varet nga mosha

A e gjeni ndonjëherë veten duke dremitur në tryezën tuaj të punës, edhe pas asaj që mendonim se ishte një...

Gatime14 orë më herët

Si të bëjmë bukë shtëpie ? Receta e bukës nga e cila mund të hani sa të doni

Dhe aspak nuk na çudit që kjo bukë nuk përmban fare drithëra.Steven Gundry, nga Nebraska, autor i librit “Paradoksi i...

Stil14 orë më herët

Si ta kuptoni që keni të bëni me një sociopat? 5 shenjat që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Nëse keni takuar një sociopat në jetën tuaj, si në të tashmen, apo edhe të kaluarën, ka shumë gjasa që...

Gatime14 orë më herët

Çfarë të gatuaj sot? Ju tregojmë recetën e japrakëve, recetë e veçantë dhe tradicionale…

Japrakët ose dollmat me gjethe rrushi është një nga recetat me të veçanta të kuzhinës ballkanase. Shija e saj karakteristike...

Kryesore15 orë më herët

Berisha nga Lezha: Censura, kërcënimet dhe propaganda nuk e ndalon dot opozitën e vërtetë

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me fushatën zgjedhore në javën e zgjedhjeve për kreun e ri të PD që do të...

Facebook