Lidhu me ne

Mix

Duart e mpira, sekreti që duhet të dini të gjithë

Të gjithë mund ta kemi provuar ndjesinë e mpirjes së duarve dhe të gishtave. Shpesh ky është një fenomen që ndodh kur jeni në gjumë. Kjo është një shenjë që ndryshe njihet si sindroma e tunelit karpal, që prek me miliona njerëz në të gjithë botën.

Nëse injorohet, mund të shkaktojë dëmtime afatgjate, prandaj është e rëndësishme të merrni masa parandaluese.

Çfarë është sindroma e tunelit karpal? Sindroma e tunelit karpal njihet ndryshe si ndrydhje e lehtë nervore. Simptomat e para të kësaj sindrome janë mpirja dhe ndjesia si shpim me gjilpërë në duar dhe kyçe gjatë natës. Me përkeqësimin e gjendjes, mund të përkeqësohen simptomat edhe gjatë ditës.

Gratë zakonisht preken më shumë nga kjo sindromë. Është shumë e rëndësishme që të ndërmerrni masa parandaluese për zhvillimin e kësaj sindrome. Më poshtë do të gjeni disa teknika shumë efikase për të trajtuar mpirjen në duar.

Bëni pushime më të shpeshta:

Profesionet që kërkojnë lëvizje të përsëritshme të duarve dhe kyçeve mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e sindromës së tunelit karpal. Prandaj duhet të bëni pushime të herëpashershme gjatë orarit të punës, dhe bëni ushtrime të krahëve dhe të të gjithë trupit.

Mbajeni kyçin drejt kur punoni:

Studimet konfirmojnë se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes pozicionit të kyçit të dorës kur punoni dhe sindromës së tunelit karpal. Përpiquni të mbani kyçin në një pozicion neutral, pa e lakuar. Rregullojeni karrigen në mënyrë që parakrahët të jenë në të njëjtin nivel me tastierën.

Bëni ushtrime të duarve:

Ushtrimet për tendosjen e muskujve rreth kyçeve ndihmojnë që tendinat, që kalojnë përmes tunelit karpal, të jenë në formë të mirë.

Qëndroni ulur siç duhet:

Qëndrimi ulur siç duhet kur punoni është e rëndësishme jo vetëm për shpinën. Nëse mbani një posturë jo të drejt, ushtroni presion te shpatullat, të cilat ndikojnë më pas tek kyçet dhe duart. Mbajeni shpinën drejt dhe këmbët të mbështetura mirë në dysheme.

Akull për kyçet:

Akulli ndihmon për të lehtësuar dhimbjet në kyçet dhe duart. Mbani një qese me akull në kyçe ose i mbani ato në ujë me akull për 5-10 minuta. Kjo metodë nuk e parandalon sindromën e tunelit karpal, por ndihmon për të lehtësuar dhimbjet.

MË TEPËR

Mix49 minuta më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix51 minuta më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix52 minuta më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix54 minuta më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix55 minuta më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix58 minuta më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix1 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix1 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix1 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar1 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook