Lidhu me ne

Mix

Pesha ideale sipas gjatësisë, ja regjimi i duhur ushqimor për ju

Pesha ideale është dhe shqetësimi që secili nga ne ndesh në shumicën e kohës. Shëndeti i tepërt është problem më i madh.  Gjithashtu ka dhe nga ata që kanë gjetur paqen me trupin e tyre dhe para shëndetit nuk u interesojnë as format e as muskujt e tonifikuar.

Megjithatë pesha ideale përcaktohet nga një sërë faktorësh si stili i jetesës, metabolizmi, gjenet etj. Ndonës problemet me peshën ( si nënpesha ashtu dhe mbipesha) shihen nga shumica e njerëzve më tepër si estetike, ato duhen marrë seriozisht pasi kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me shëndetin dhe sëmundjet si diabeti, problemet me zemrën, kolesterolin, kancerin etj.

E gjatë 1.57 Trup i vogël 46-49 kg, trupi mesatar 49-53 kg, trupmadhe 53-59 kg

E gjatë 1.60 Trupi i vogël 47-51 kg, trupi mesatar 49-55 kg, trupmadhe 53-60 kg

E gjatë 1.62 Trup i vogël 48-52 kg, trupi mesatar 51-57 kg, trupmadhe 54-62 kg

E gjatë 1.65 Trupi i vogël 50-53 kg, trupi mesatar 53-59 kg, trupmadhe 56- 65 kg

E gjatë 1.67 Trup i vogël 51-55 kg, trupi mesatar 54-61 kg, trupmadhe 58-66 kg

E gjatë 1.70 Trupi i vogël 53-57 kg, trupi mesatar 56-63 kg, trupmadhe 60-68 kg

E gjatë 1.72 Trup i vogël 55-59 kg, trupi mesatar 59-64 kg, trupmadhe 62-69 kg

Ushqimet që duhet të hani për të ruajtur peshën normale.

Trupi drejt

Edhe pse femrat që kanë këtë formë trupore, karakterizuar nga ije të ngushta dhe linja të kraharorit dhe gjoksit të padefinuara, rrezikojnë më pak të shtojnë peshë, duhet të tregojnë kujdes me regjimin ushqimor. Shtoni në shportën tuaj të konsumit ushqime që përmbajnë acide yndyrore Omega-3 si p.sh bajame, arra, kikirikë, vaj ulliri, avokado, salmon etj, gjithmonë në sasi të moderuar.

Trupi në formë molle

Vajzat dhe gratë që kanë trup në formë molle janë më të predispozuara për të akumuluar peshë në zonën e barkut. Por kjo gjë nuk duhet t’ju shqetësojë, pasi dhjami i depozituar në këtë pjesë të trupit digjet më shpejt sesa dhjami në kofshë dhe vithe. Shtoni në shportën tuaj të konsumit të përditshëm agrume si portokalli, qitroja, limoni dhe mandarina, perime jeshile të stinës spinaqi, lakra, preshtë dhe qepët e njoma, si dhe nënproduktet e qumështit djathë, qumësht dhe kos.

Trupi në formë dardhe

Trupi në formë dardhe është lehtësisht i identifikueshëm pasi karakterizohet nga ije dhe vithe shumë të gjera krahasuar me bustin dhe gjerësinë e shpatullave. Femrat me trup dardhë e kanë më të vështirë të humbasin peshë, e njëkohësisht kanë edhe fatin e keq të fitojnë peshë lehtësisht. Shtoni në dietën tuaj sa më shumë smoothie me spinaq, mollë jeshile, fara liri, fara çia të cilat detoksifikojnë trupin dhe heqin toksinat. Përpiquni të evitoni sa më shumë kripën dhe sheqerin, si dhe proteinat shtazore. Në tryezën tuaj nuk duhet të mungojnë kurrë drithërat integrale, mish ii bardhë i pulës dhe produktet e detit.

Trupi ‘’ora e rërës”

Ky është trupi që do të dëshironte çdo femër pasi karakterizohet nga bel i hollë, kurse legeni dhe busti janë të gjerë. Një trup i tillë fiton peshë në mënyrë të barabartë, por nuk bën lehtë shumë muskuj.Femrat që kanë trup ”orë rëre” paraqesin më shumë rrezik për të pasur nivele të larta të sheqerit në gjak, prandaj rekomandohet të zgjidhni ushqime me një indeks të ulët glicemie dhe hani 5-6 ushqime të vogla në ditë. Hani sa më shumë fruta dhe perime të pasura në antioksidantë si qershi, shegë, domate, luleshtrydhe, panxhar, karota etj

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook