Lidhu me ne

Mix

Si funksionojnë kriptomonedhat, dhe pse janë kaq shumë popullore?

cna lajme blog

Nga Gabe Allen “Discover Magazine”

Ndërsa rritja meteorike e monedhave dixhitale si Bitcoin dhe Dogecoin, është dokumentuar gjerësisht nga mediat e lajmeve, mekanizmat shumë teknikë që qëndrojnë pas tyre, mund të duken ende si aspak transparente.

Edhe ligjvënësit amerikanë kanë preferuar të flasin në terma të gjerë me ekspertët e kriptomonedhave gjatë seancave dëgjimore të njëpasnjëshme në Kongres dhe Senat gjatë muajit të kaluar.

“Çfarë do t’u thoshit njerëzve që thonë:Ky nuk duket si një sistem i ri financiar në vetvete, por në fakt si një zgjatim i sistemit tonë aktual?”- e pyeti panelin kongresmenia demokrate Aleksandria Okazio-Kortez gjatë seancës dëgjimore të 8 dhjetorit 2021.

“Unë besoj se ajo që po shohim është një hapësirë e re transparente e infrastrukturës së internetit, një shtresë deri më sot e panjohur internetit, e cila është projektuar rreth shkëmbimit të vlerës dhe koordinimit ekonomik, dhe që e ka bazën tek disa të dhëna të pandryshueshme”- iu përgjigj kreu ekzekutiv i kompanisë “Circle” Xheremi Aleir.

Pra del se për të kuptuar në mënyrë kuptimplotë se çfarë janë kriptomonedhat, ju nuk keni nevojë të grumbulloni një njohuri enciklopedike mbi programimin e Blockchain.

Po çfarë është një Blockchain?

Një Blockchain, është një seri njësish të koduara të informacionit. Përpara se të shtohet në zinxhir, çdo “bllok” drejtohet përmes një algoritmi që prodhon një identifikues të koduar.

”Tek Bitcoin ky quhet funksioni hash”-shpjegon Xi Vu, ekspert i kriptomonedhave dhe asistent profesor në Shkollën e Biznesit Has në Universitetin e Kalifornisë. “Është si një kuti. Ju vendosni në të informacionin, dhe ai prodhon një varg numrash dhe shkronjash, të cilat nuk kuptohen menjëherë”- shton ai.

Në çdo bllok përfshihet identifikuesi i bllokut që i paraprin, duke krijuar kështu një zinxhir informacioni të koduar me një sekuencë të caktuar. Kriptomonedha ka tërhequr mbi 100 milionë përdorues, kryesisht për shkak të premtimit të transaksioneve shumë të sigurta – niveli i parë i një mbrojtjeje të tillë krijohet përmes procesit të kriptimit.

Nëse dikush vendos të kthehet në një bllok të mëparshëm, dhe të ndryshojë informacionin në avantazhin e tij (për shembull nëse do të shtojë disa zero për të fryrë bilancin e llogarisë së tij), kjo do të ndryshonte identifikuesin e koduar dhe për rrjedhojë, do të “thyente” bllokun dhe të gjitha ato që e pasojnë. ..

Në thelb, një ndryshim njëshifror mund të korruptojë të gjithë sistemin. Ashtu si çdo monedhë, edhe kriptomonedhat mbështeten tek një komunitet njerëzish që e pranojnë se ato kanë vlerë. Ndërsa monedhat tradicionale si dollari i Shteteve të Bashkuara, prodhohen dhe rregullohen nga një bankë qendrore, kriptomonedhat prodhohen dhe rregullohen nga komuniteti që i përdor ato.

Një kopje e Blockchain ruhet njëkohësisht në kompjuterët personalë të përdoruesve në mbarë botën. “Struktura themelore e kriptomonedhës është një rrjet. Teknologjia bazë funksionon si një ekonomi e rrjetit”- thotë Vu. Ky rrjet ofron nivelin e dytë të sigurisë.

Në rast se dikush përpiqet të ndryshojë çdo informacion në Blockchain (edhe nëse mbulon me mjeshtëri gjurmët e tij), të gjithë kompjuterët e tjerë në rrjet do ta refuzojnë ndryshimin nëpërmjet një algoritmi që arrin një konsensus tek të gjithë.

Arritja e një konsensusi

Ndonëse të gjitha kriptomonedhat funksionojnë në një rrjet Blockchain, ato ndryshojnë sa i përket mekanizmit me të cilin arrihet konsensusi. Në kriptomonedhat tradicionale si Bitcoin, algoritmi i konsensusit quhet prova e punës.

Ky proces, kërkon që individët në rrjetin e quajtur “minatorë” të ofrojnë fuqinë përpunuese të kompjuterit të tyre për procesin e vlefshmërisë. Kur vendoset një bllok i ri, këto pajisje konkurrojnë për të gjetur një numër arbitrar, të njohur si “nonce”, që ka mundësi të zhbllokojë algoritmin.

Pasi gjendet “nonce”, blloku integrohet në Blockchain dhe “minatori” shpërblehet me një sasi monedhe. “Cilido që zgjidh enigmën, merr shpërblimin për vërtetimin e atij informacioni. Më pas informacioni ruhet në rrjet, dhe do të shpërndahet në të gjitha nyjet apo pikat fundore”- thekson Vu.

Ndërkohë siç e kanë vënë në dukje kritikët, vërtetimi i mekanizmit të konsensusit të punës, vjen me një kosto shumë të lartë të energjisë së harxhuar. Studiuesit në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Kembrixhit, vlerësojnë se vetëm Rrjeti Bitcoin konsumon çdo vit më shumë energji elektrike se sa gjithë industria dhe popullsia e Ukrainës.

Më pas përdoret mekanizmi i dytë më i zakonshëm i konsensusit:prova e marrjes së sy të rrezikut. Në vend se të garojnë midis tyre për të zgjidhur një enigmë, vlerësuesve u kërkohet të vendosin një sasi të caktuar monedhe si kolateral, në mënyrë që të vërtetojnë një transaksion dhe të përfitojnë një tarifë nga transaksioni.

Kjo metodë, ka kosto shumë më të ulëta të energjisë sesa homologu i saj, dhe aktualisht po futet në fazat e kriptomonedhave nga zhvilluesit që qëndrojnë pas kriptomonedhës popullore Ethereum.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix13 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix13 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix13 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix13 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix13 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook