Lidhu me ne

Radar

“25 prilli ishte ndeshje e shitur”/ Meta nga Korça: Më keni në beteja të vërteta sapo të heq kostumin e presidentit

“25 prilli ishte ndeshje e shitur”/ Meta nga Korça: Më

Presidenti Ilir Meta ishte ditën e sotme në Korçë, nga ku ka dhënë një prononcim për gazetarët. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të tregojnë respekt për votën dhe të shkojnë drejt kutive më 6 mars, sepse sipas Metës, vetëm kështu kanë të drejtë të kërkojnë llogari më pas.

“Nuk jemi këtu për aktorët politikë,por për të theksuar rëndësinë e rivendosjes dhe integritetit të votës së lirë në themel të institucioneve tonaa, sepse është tronditur mjaft rëndë. Ky është ndër qëllimet e dekretit të 6 marsit. Të gjitha forcat politike të paraqesin kandidatë sa më të mirë në mënyrë që qytetarët të zgjedhin besojnë dhe uroj që qytetarët të tregojnë respekt për votën e tyre dhe duke marrë pjesë në zgjedhje të kërkojnë edhe llogari”, tha Meta.

Sa i përket vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetuese për shkarkimin osejo të tij, Meta u shpreh i qetë, duke theksuar se nuk ka asnjë interes për vendimin e një parlamenti të shkarkuar.

Kreu i Shtetit paralajmëroi se do të rikthehet në politikë pas 24 korrikut, kur mbaron zyrtarisht mandati i tij. Meta tha për gazetarët se mezi pret “të shpëtojë” nga shoqëruesit dhe makinat e policisë që e ruajnë për shkak të detyrës.

“Nuk kam asnjë interes se çfarë do të vendosi gjykata Kushtetuese për vendimin e Parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të shkarkuar Presidentin e Republikës për një intervistë te Çim Peka.

Do të vazhdoj deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë, sepse mezi po më pret populli i 2 marsit dhe unë mezi po pres t’i jap më të mirën time atij populli të mrekullueshëm. Jini të duruar. Unë do të kthehem te populli i 2 marsit, ata i kanë të gjitha”, tha Meta.

I pyetur për deklaratën e dhënë gjatë zgjedhjeve të prillit se nëse Edi Rama fitonte do e dorëzonte mandatin e presidentit, Meta tha: Nuk ka fituar, ka qenë ndeshje e shitur që pa filluar, e trukuar. S’kam premtim për atë që do të ndodhë më 6 mars, sepse skam marrë pjesë në zgjedhjet e prillit. Në zgjedhjet e para pasi të heq këtë kostum do të më keni në beteja të vërteta.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix16 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix16 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix16 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix16 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix16 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook