Lidhu me ne

Kryesore

Deklarata e fortë e Sali Berishës në “Drejt”: Basha më kërkoi koalicion me Ramën

Ka patur parime të cilat ai I dinte se po t’i shkelte unë nuk i pranoja.

Drejt - Berisha: Qeveria Rama në 8 vite ka dhënë 3800 tendera sekretë, janë  vjedhje e turpshme - YouTube

Në një intervistë ekskluzive, për emisionin “Drejt” në RTV Ora lideri historik i Partisë Demokratike foli mbi situatën ku ndodhet partia që themeloi por edhe për çështje të nxehta të aktualitetit politik.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në 6 Mars, Partia Demokratike duket se do ta dalë me dy kandidatura për çdo Bashki.

Për Sali Berishën është e qartë se cila është Partia Demokratike ndërsa Basha tha ai nuk firmos dot kandidatura për shkak se është shkarkuar nga detyra. 

Sali Berisha: Eshtë shumë e qartë se kush është Partia Demokratike. Nuk ka asnjë alternativë tjetër sepse Basha përfaqëson pengun e Ramës dhe asgjë tjetër. Basha ka bërë një anti-kuvend. Basha nuk firmos dot kandidatura. Kryetari nuk mund të thotë se nuk pa deklarimin e delegatëve që i shiti nga 1950 për 5004. Basha është një uzurpator i Edi Ramës dhe përfaqësuesi i PD-së është komisioni.” 

Pasardhësin Basha e cilësoi si deputetin më të inkriminuar dhe kukull të Edi Ramës.

Sali Berisha: Ka patur parime të cilat ai I dinte se po t’i shkelte unë nuk i pranoja. Një nga këto ishte koalicioni me Edi Ramën. Mua më është kërkuar një gjë e tillë dhe kam refuzuar në mënyrë kategorike.

Një marrëveshje e re Basha-Rama do e fundoste Shqipërinë!



Protestën e 8 janarit në këndvështrimin e Berishës ishte e drejtë dhe paqësore. Kryeministrin Edi Rama e akuzoi se përgatiti me mjete policie trafikantët që flinin në selinë e PD.

Pas vendimit të shpalljes “non grata” tha se fshihen George Soros, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama. 

Akuza të ashpra adresoi edhe për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Juri Kim, për të cilën tha se jo rrallë herë bën ministren e propagandës së kryeministrit. 

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore6 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix6 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix6 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook