Lidhu me ne

Radar

Kur Halim Kosova na thoshte të vërtetën për Gazmend Bardhin dhe mënyrën e drejtimit të PD nga Basha

Në dhjetor të vitit 2020, Halim Kosova, ish kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës, ka bërë një skaner të situatës në Partinë Demokratike, në programin televiziv “A show”(SyriTV) të moderatorit të mirënjohur, Adi Krasta.

Asokohe pati një farë skepticizmi për deklaratat e Kosovës duke i quajtur si qejfmbetje pasi ai nuk u kandidua për deputet nga PD.

Por, sot, shumë kohe më pas, deklaratat e Halim Kosovës duken si një profeci për atë ç’ka ishte dhe është Partia Demokratike nën drejtimin e dyshes Basha-Bardhi.

Basha pati ngritur një Komision të Vlerësimit të figurave, të cilët hartuan një listë përfundimtare me emrat që do të kandidonin për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mjeku i njohur Halim Kosova ishte një nga emrat e skualifikuar nga Komisioni, komision i cili kualifikoi Ervin Salianjin, Grida Dumën, Endri Hasën, etj, emra që për nga kontributi publik nuk krahasoheshin fare me Kosovën.

PD-ja e Bashës serviri në media fillimisht se, ai vetë ishte tërhequr nga gara, por Halim Kosova e hodhi poshtë këtë mashtrim dhe tha se situata nuk kishte qenë ashtu siç e kishte paraqitur selia blu.

Halim Kosova, pasi ishte skualifikuar, zbuloi në emisionin e Krastës prapaskenat që fshiheshin pas marrjes së këtij vendimi.

Kosova deklaronte se ishte përpjekur që të jepte kontributin e tij në PD, edhe pse në disa raste e kishte gjetur derën të mbyllur.

Ai insinuon se dikush me një zë të përzier ”femre dhe mashkulli” e ka kërcënuar me përjashtimin nga gara, pikërisht përmes Komisionit të Përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë, duhet të jetë dhe një opozitë që të thojë se për 4 muaj unë do ta ndryshoj vendin, dhe unë do të luftoj për ta thënë këtë.

Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besimin e njerëzve te PD. Ju më bëtë një pyetje qëparë, në fakt unë po e modifikoj pak. Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që unë kam mundësinë që t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, në pastërtinë e figurës, kam mundësinë që të bëj vizita falas, ta shoh sektorin cep më cep edhe pse kam kontakte të përditshme me qytetarët.

Mirëpo dera ishte e mbyllur, i rashë disa herë dhe nuk mu përgjigj  njeri. Sa duke ikur dëgjoj zëra dhe i bie më fortë, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë që nuk ishte as burrë as gru, i cili më thotë  “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”.

Dhe faktikisht ky komision mua më ka seleksionuar. Ky komision thotë që kam dy karakteristika të këqija, e para, nuk shaj PS-në (turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje).- shprehej Halim Kosova.

Më tej gjatë interviste, mjeku i njohur pati zbuluar edhe një detaj tjetër tepër të rëndësishëm që vlen të kujtohet sot, pas pamjeve të 8 janarit.

Halim Kosova akuzonte drejtpërdrejt Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin se i patën sabotuar garën për kreun e Bashkisë Tiranë.

“Ajo që është më e bukur në këtë mes Komisionerë të PS shumë të ndershëm më kanë referuar me ekzaktësi sesi komisionerë të PD kanë tjetërsuar votat e mia, nuk them fitoja apo jo, që kanë bërë këtë akt, komisionerë të PS, me vinin nga shokët e mi, ore thuaj doktorit që po i tjetërsojnë votat të vetët. E kam thënë këtë në PD, pikëpyetje më ka ngelë kjo punë. Nuk mora përgjigje. Ore ju kam thënë që ka komisionertë të PD që më kanë vjedhur vota. Por kur PD e pranon çfarë do bëj? kur ata heshtin, se u takon atye të luftojnë. Ndodhi në 2017 prapë doli keq PD, më mbeti në mendje, si nuk pyeti njeri cilët janë këta emra, si s’më pyeti njeri për komisionerët? Që minimumi të mos i vejë më? Autorë të vjedhjes së votave të mia, të jenë kryetarë të PD diku në periferi të Tiranës e dhimbshme dhe qesharake sa them ore a kanë dashur të fitoj unë apo jo?!”- thoshte Halim Kosova në intervistën me Adi Krastën në dhjetor të 2020-ës

MË TEPËR

Radar10 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore10 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook