Lidhu me ne

Mix

Pas largimeve të bujshme, Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në televizionin Top Channel, ja për çfarë bëhet fjalë

Pas largimeve të bujshme, Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në

Moderatorja Xhemi Shehu dhe regjisori Altin Basha ishin dy nga largimet e bujshme nga ekrani i Top Channel.

Por, rreth 1 vit e gjysmë pas largimit të shumëpërfolur, ata do të rikthehen sërish nën logon e këtij televizioni.

Lajmi është konfirmuar nga prezantuesi Salsano Rrapi, i cili zbuloi se vijnë me një program të ri që do moderohet nga ai dhe Xhemi Shehu, ndërsa Altin Basha do të jetë regjisor.

“Po Xhemi Shehu do të rikthehet përkrah meje, ose unë përkrah saj në një program të ri që nuk ka të bëjë me Portokallinë. Ky program është prodhim i TCH por në bashkëpunim me një produksion të jashtëm. Unë jam autor, ndërsa do e moderoj së bashku me Xhemi Shehun, regjisor Altin Basha. Ky do të jetë një emision i ri”, tha ai në “Goca dhe Gra”.

Kujtojmë që Xhemi Shehu u largua nga moderimi i spektaklit të humorit “Portokalli”, pas shumë vitesh si prezantuese e këtij programi. Ajo u zëvendësua nga kolegia Fjoralba Ponari, ndërsa Xhemi Shehu u shpreh se pas largimit u shpreh: “Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”.

Megjithatë, ajo u rikthye në ekran si një nga moderatoret e Festivalit të RTSH-së që u mbajt në fund të dhjetorit.

Pas kësaj eksperience, ajo tha për “Top Albania Radio” se: “Nuk kishte lidhje me asgjë që kam bërë gjatë gjithë jetës. Ishin tre ditë shumë intensive me ulje dhe ngritjet e veta. Ka pasur momente tensioni të cilat nuk dua t’i kujtoj. Dua të kujtoj vetëm momentet e bukura. Do ta mbaj mend gjithmonë, por nuk do e përsëris më si eksperiencë.”

Në intervistë, Xhemi Shehu shprehu dëshirën për tu rikthyer në ekranin e Top Channel, e cila iu bë realitet.

“Vetes dhe dëgjuesve i uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Por edhe lekë sepse për këtë po rropaten. Kurse për veten uroj të kthehem në Top Channel”, tha moderatorja.

Ndërkohë, Altin Basha u largua në një televizion tjetër, ABC News si regjisor i emisionit të humorit “Kosherja” me moderator Bes Kallakun dhe Jona Spahiun.

“Është shumë shpejt për të folur me detaje, pas këtij vendimi që e kam marrë pas 17 vitesh do të të jap një përgjigje. Unë nuk kam ndërmend të ushqej thashethemet. E kam parë si një hapësirë lirie Portokallinë. Në momentin kur kjo liri cenohet, arsyeja pse drejtoja Portokallinë ra. Është një kontribut që mendoj se me kohën do të vlerësohet më shumë. Nuk mendoj fare që do të bjerë Portokallia pas ikjes sime. Do duhet të presim për të parë. U uroj suksese atyre që janë atje. Nuk e kam bërë vetëm punën, ka qenë një punë grupi. Kam qenë i privilegjuar që kam punuar me një grup të rinjsh”, tha ai pas largimit në një intervistë në ABC News.

Pas largimeve të bujshme, Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në
Pas largimeve të bujshme, Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në
Pas largimeve të bujshme, Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në
Pas largimeve të bujshme, Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në
Pas largimeve të bujshme, Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në
Pas largimeve të bujshme, Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në
Pas largimeve të bujshme, Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në
Pas largimeve të bujshme, Xhemi Shehu dhe Altin Basha rikthehen në

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook