Lidhu me ne

Radar

Rama paralajmëron pezullim të fondit për ekselencën: Nuk financojmë ata që ikin për të mos u kthyer

Rama paralajmëron pezullim të fondit për ekselencën: Nuk

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të ketë një ndryshim sa i përket fondit të alokuar nga qeveria shqiptare, për studentët ekselentë që studiojnë në universitetet e ndryshme të vendit.

Sipas Ramës, këta studentë pavarësisht se kanë një kontratë me shtetin shqiptar dhe marrin një shumë të caktuar monetare prej tij, vendosin të mos kthehen më në Shqipëri, por të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në vendet ku janë shkolluar.

Rama paralajmëroi pezullimin e këtij fondit dhe rishikimin për një fond të ri për të gjithë ata studentë që studiojnë në Shqipëri, me kushtin që të qëndrojnë të paktën për një periudhë të caktuar kohe në vend, më qëllim shlyerjen e detyrimit.

“Sot në një diskutim me ministren e Arsimit po përgatisim spostimin e një fondi të konsiderueshëm të ekselencës nga pagesat për ata që ikin jashtë e nuk kthehen më në Shqipëri pavarësisht kontratës me shtetin shqiptar, dhjetëra mijëra euro që paguhen për ta, tek burimet e brendshme. E po strukturojmë një politikë të re që do mbështesë këtu studentët me xixa dhe pedagogët e rinj për të gjithë ciklin, për studimet, për masterat, doktoraturat e kështu me radhë me kushtin që të qëndrojnë në Shqipëri të paktën një periudhë kohe e të kthejnë detyrimin. Të rinjtë që kanë marrë diploma në universitetet më të njohura të botës duhet të kenë turp për faktin që kanë marrë një angazhim në vendin e tyre kanë marrë para nga vendi i tyre e kanë marrë përsipër detyrimin të kthehen për një periudhë të caktuar e ta sjellin këtu një pjesë të asaj dije që kanë marrë në funksion të kësaj shoqërie e ndërkohë kjo nuk ka ndodhur. Atëherë ne nuk do vazhdojmë më të financojmë, ata që ikin, për të mos u kthyer pavarësisht se firmosin me shtetin shqiptar, por do ndryshojë kahjen e këtij fondi. Ne kemi pedagoge shume te mire, por ngaqë janë bërë të gjithë si këmbët e dhisë, s’merr vesh i pari të dytët edhe mbi këta njerëz që janë kaq të çmuar për vendin bie një hije dyshimi dhe refuzimi për autoritetin e tyre”, deklaroi Rama.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook