Lidhu me ne

Mix

Urime për festa / Urimet më të bukura që mund t’u dërgoni njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve për Vitin e Ri

Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve për Vitin e Ri

Urimet më domethënëse dhe më të ndjerat dalin nga zemra, por gjithsesi për të krijuar një ide se si mund të uroni të afërmit tuaj, miqtë apo kolegët ne po ju sjellim disa ide. Mjafton që mesazhet të mos dërgohen njëlloj për të gjithë!

Mes gjithë atmosferës që krijohet këto ditë feste të ndërrimit të viteve ka diçka shumë të rëndësishme: urimet që ne jua dërgojmë njerëzve të dashur, miqve apo kolegëve, pse jo edhe njerëzve të cilët duam t’i falim apo t’i falënderojmë për gjithçka! Dihet që mesazhet më të bukura dhe më të sinqerta janë ato të cilat dalin nga zemra! Por ne kemi menduar t’ju sjellim disa ide se si mund të uroni për Vitin e Ri 2020! Mjafton që mesazhet që do të dërgoni nga celulari nëpërmjet aplikacioneve të ndryshme të mos jenë të njëjtë për të gjithë! Ky gjest do të dukej thjesht si një “punë për t’u bërë”! 

Ja disa ide urimesh të cilat do të ngrohnin zemrat e çdokujt, por që do t’i rrëmbenin edhe buzëqeshjet e rastit pas një mesazhi plotë humor! 

  • Për Vitin e Ri gjithçka është magjike! Për të përshëndetur vitin që po lëmë pas, festo për atë që sapo do të nisë! Uroj që të kalosh një vit të lumtur! Gëzuar 2020!

  • Çdo fund është vetëm një fillim i ri. Mbani shpirtin dhe vendosmërinë tuaj të patundshme dhe do të shihni që viti 2020 do të jetë një vit plot kënaqësi. Me kurajë, besim dhe punë do të arrish gjithçka që dëshiron. Të uroj gëzuar Vitin e Ri 2020! 

  • Ky urim është një “kuti” e mbushur plotë me dashuri, mbështjellë me lumturi, lidhur me një buzëqeshje dhe i dërguar me përqafime të shumta! Gëzuar 2020! 

  • Një Vit i Ri është si një libër i bardhë: pena është në dorën tënde! Është rasti i duhur të shkruash një histori të re me realizime dhe mundësi të shumta! Shumë urime për Vitin e Ri 2020!

  • Asgjë nuk mund ta thyej miqësinë tonë. Sa më shumë vite kalojmë bashkë, aq më e fortë bëhet miqësia mes nesh! Padyshim edhe më e fortë do të jetë këtë 2020-të! Gëzuar! 

  • Uroj që Viti i Ri 2020 mund të ta mbush jetën tënde me lumturi, gëzim, prosperitete dhe me realizime ëndrrash! Gëzuar! 

  • Një Vit i Ri po troket! Ji i/e lumtur! Mos ço dëm asnjë moment, është i çmuar! Festofsh sa më bukur me njerëzit e t’u më të dashur dhe përgatitur për një 2020-të super! Urimet më të mira! Gëzuar!

  • Një vit i suksesshëm dhe i lumtur kaloi! Me fillimin e një viti tjetër sfida dhe projekte më të mëdha vijnë për t’u realizuar! Të urojë kurajë, shpresë dhe besim për të kapërcyer të gjitha pengesat! Uroj që të kesh një 2020-të të mrekullueshme dhe me sodisfaksione! Gëzuar! 

  • Ashtu si zogjtë që lenë pas krahëve gjithçka që nuk kanë nevojë të marrin me vete…ashtu edhe Ti harro dhimbjen, trishtimin, frikën, pendesat dhe urrejtjen! Jeta është e bukur dhe tashmë sapo nis një fillim i ri, Ti mund t’ia nisësh nga e para! Gëzuar 2020-tën!

  • Uroj që këtë Vit të Ri të gjendesh përballë shumë mundësive të reja, të eksplorosh çdo gëzim, të transformosh ëndrrat e tua në realitet dhe të gjitha përpjekjet e tua të shpërblehen me rezultat. Gëzuar Vitin e Ri 2020!

  • Le të jetë një 2020-të plotë alegri për ty! Uroj që buzëqeshja të të shoqërojë përherë! Gëzuar!

  • Në rrugën drejt suksesit rregulli është që të shohësh gjithnjë përpara! Uroj që të arrish sa më shpejt në destinacion dhe rrugëtimi të jetë i mrekullueshëm edhe në vazhdim! Gëzuar Vitin e Ri!

  • Urime për një Vit të Ri të lumtur për ty dhe familjen tënde, le të jetë plotë me dashuri dhe paqe! Gëzuar 2020-ën! 

  • Përpara se dielli të perëndojë për herën e fundit për këtë vit, përpara se kujtimet të të pushtojnë, përpara se rrjeti telefonik të jetë i zënë :D…dua të të uroj gëzuar Vitin e Ri 2020! Më të mirat marrsh nga ky vit!

  • Në këtë vit që po kalon, kanë qenë të shumta herët që të kam irrituar, mërzitur, shqetësuar por edhe që kemi bërë shaka e kemi qenë të lumtur… dhe sot dua vetëm të them se…kam ndërmend të vazhdoj kështu edhe për Vitin e Ri 2020-të! Gëzuar!

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook