Lidhu me ne

Mix

Shqipëria ka shumë bukuri natyrore / Zbuloni Urat më të bukura në vendin tonë

Me lumenjtë e saj të shumtë, Shqipëria ofron gjithashtu edhe ura të veçanta, të cilat zbukurojnë vendin duke treguar njëkohësisht edhe historinë e tij.

Pse janë urat objekte kaq interesante për ne? Shumë mendojnë se adhurimi jonë vjen nga fakti se urat dëshmojnë dëshirën e njeriut për të bashkuar. Teksa ne i shohim, ato na transmetojnë këtë mesazh bashkimi e kjo na qetëson e na jep shpresë. Të gjitha urat e Shqipërisë tregojnë po këtë gjë. Ato dëshmojnë gjithnjë për lidhjet që janë krijuar gjatë historisë mijëvjeçare të vendit. Pasqyrimi i tyre mbi sipërfaqen e ujit thjesht i shton harmonisë së tyre dhe i bën ato muzat e shumë piktorëve e fotografëve.

Më poshtë, lexoni mbi disa nga urat më të njohura (dhe ato më fotozheniket) në Shqipëri.

Ura e Mesit (Shkodër)

Ura e Mesit, mrekullia që çudit të gjithë - ObserverKult


Ndoshta ura më e dashur në vend, Ura e Mesit ndodhet 5 km larg qytetit të Shkodrës. U ndërtua në fillim të shekullit të 18-të pikërisht për të bashkuar Shkodrën me Drishtin dhe Cukalin. Ajo zgjatet mbi 108 metra mbi lumin Kir, dhe përfshin 13 harqe! Është ura më e madhe nga periudha osmane në vend, si dhe më e fotografuara dhe e skicuara, duke përfshirë këtu edhe skicimet e poetit dhe udhëtarit britanik të shekullit të 19-të, Edward Lear.

Ura e Goricës (Berat)


Ura e Goricës është një vepër e arkitekturës osmane, e cila mban emrin e lagjes historike të Beratit. E përbërë nga gjithsej shtatë harqe që shtrihen mbi 130 metra, kjo urë me hark elegant lidh qytetin me lagjen Gorica. Fillimisht e ndërtuar në dru në 1780-ën, ura u rindërtua edhe në gur në vitet 1920, në formën e saj origjinale. Vlen të përmenden edhe dy ura të tjera të mrekullueshme pranë Beratit, Ura e Kasabashit (26 metra) e shekullit të 17-të dhe Ura e Velabishtit e shekullit të 18-të.

Ura e Tabakëve (Tiranë)


Ura e Tabakëve është e vetmja urë që mbetet në kryeqytet nga periudha osmane! Ndodhet pranë bulevardit kryesor, e rrethuar prej ndërtesave moderne. Kjo urë e shekullit të 18-të u ndërtua fillimisht për të transportuar produkte bujqësorë përtej lumit Lana, deri sa ky i fundit u ridrejtua në vitin 1930. Kjo është edhe arsyeja pse sot lumi nuk rrjedh poshtë kësaj ure. Ajo mbetet një ndër monumentet më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore në Tiranë.

Ura e Katiut (Përmet)


Kjo urë e shekullit të 19-të, e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena, është bërë një prej urave më të vizituara në vend kohët e fundit. Kjo sepse pranë kësaj urë të bukur historike gjenden Vaskat kurative të Bënjës, një prej destiancioneve më popullore. Urën, dhe vaskat, i gjeni 8 km larg Përmetit. Ndonëse jo e gjatë si urë, harku i saj i madh shtrihet vertet bukur mbi lumë. E gjithë zona përreth njihet për gjetjet parahistorike nga periudhat e Neolitit (7000-3000 p.e.s.) dhe Eneolitit (3000-2000 p.e.s).

Ura e Ali Pashës (Gjirokastër)


Ali Pashë Tepelena është përgjegjës për shumë prej urave të ndërtuara në vend, veçanërisht në zonën e Tepelenës, rajoni ku u rrit. E ashtuquajtura Ura e Ali Pashës, ndryshe Ura e Dunavatit, ndodhet 30 minuta me këmbë larg Gjirokastrës. Dikur ura ishte pjesë e një kompleksi madhështor ujësjellësi të shekullit të 19-të, porositur nga Ali Pasha për të furnizuar Gjirokastrën me ujë nga mali i Sopotit. Tani ajo mbetet i vetmi fragment që ka mbijetuar. Ura është gjithashtu një ndër subjektet e skicave të famshme të Edward Lear.

Ura e Beçishtit, pranë Tepelenës.


Një tjetër urë e Ali Pashës që vlen të përmendet është ajo e Beçishtit, e vendosur poshtë Kalasë së Tepelenës në lumin Vjosa. Me fragmente nga periudha romake, mesjeta dhe shekulli i 17-të, ura me gjatësi 260 metra është vërtet magjepsëse. Ajo lidh Tepelenën me shtatë fshatra, njëri nga të cilët është Beçishti, vendlindja e Ali Pashë Tepelenës.

Vlen të përmendet: Ura e Zvërnecit (Vlorë)

Vihet në funksion ura e Zvërnecit


Edhe pse jo historike, ura prej druri e Zvërnecit nuk mund të mos përfshihet në këtë listë. I pozicionuar veçse 12 km nga qyteti, ishulli Zvërnec është një nga vendet më të bukur dhe historikë të vendit. I mbuluar nga pisha të larta, ishulli është vendi ku ndodhet Manastiri i Shën Marisë, ndërtuar në shekullin e 13-të. Pjesa më interesante është fakti që, për të arritur aty, duhet të përshkoni urën 270 metra të gjatë në këmbë!

MË TEPËR

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix3 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix3 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix3 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix3 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook