Lidhu me ne

Mix

Hemoptoja, çfarë tregon kolla me gjak

Kur flasim për “Hemoptoja” i referohemi pranisë së gjakut me ngjyrë të kuqe të hapur në gëlbazë (pështymë), pra gjak i shumëzuar i përzier me mukozë që vjen nga ndonjë pjesë e traktit respirator si fyti, bronket apo mushkëritë e që e nxjerrim jashtë me kollën.

Hemoptoja mund të shfaqet dhe si një episod i vetëm e i papritur ose i vazhdueshëm, pra në mënyrë ciklike në jetën e një personi. Në të dy rastet nuk duhet të nënvlerësohet.

Nuk duhet të ngatërrohet me hempotizën, në të cilën ekziston dlaja e gjakut nga goja me kollën (pra që vjen gjithmonë nga rrugët e frymëmarrjes), por jo me mukozë.

SHKAQET

Të nxjerrësh gjak me kollën është gjithmonë alarmuese për personin e prekur, megjithatë vetëm në rastet e rralla prapa saj qëndron një sëmundje e rrezikshme si kanceri i mushkërive apo i fytit.

Rastet më të zakonshme të saj (rreth 70-90 %) janë mes patologjive të aparatit të frymëmarrjes, dhe në përgjithësi bëhet fjalë për sëmundje me natyre inflamatore dhe/ose infektive, ku përmendim bronshitin, pneumoninë, bronkopneumoninë, emboli pulmonare, infarkt pulmonar, turbekulozi, emfizema, fibroza cistike etj.

Kanceri i mushkrive nga ana e tij mund të jetë shkak i hemoptojës, dhe prek më shumë burrat duhanpirës mbi 40 vjeç. Ajo mund të jetë dhe shenja e parë e kancerit të laringut apo tiroides. Duhet të mbani mend se edhe pamjaftueshmëria kongjestive e zemrës mund të shoqërohet me hemoptonë.

Fëmijët
Tek fëmijët shkaku më i zakonshëm i hemoptojës është aspirimi i trupave të huaj dhe infeksione të traktit të poshtëm të frymëmarrjes.

SIMPTOMAT

Të gjitha infeksionet polmonare që shkaktojnë supuracione dhe/ose absese mund të shfaqin tek personat e prekur edhe pështymën me ngjyrë ndryshku, apo rozë të lehtë dhe hemoptoja.

Në rastet e infeksioneve polmonare simptoma të tjera që shfaqen janë temperatura e lartë, kolla me gëlbazë, humbje oreksi, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në gjoks, djersitje, hipokrizimi digjital (fryrje e pjesës së fundit të gishtërinjve).

Një ndjesi mbytjeje mund të shfaqet në rastet e hemoptojës masive.

Një dhimbje në gjoks, vështirësi në frymëmarrje dhe fryrje e këmbëve janë simptoma të zakonshme të embolisë polmonare, gjendje kjo që kërkon ndihmë të menjëhershme në spital.

Pacientët që vuajnë nga bronkopneumonia kronike obstruktive apo që kanë bronkiestaza shfaqen një ose më shumë episode hemoptoje, që shoqërohet me gjendje klinike të lidhur me shtim të fluksit të gjakut në arteriet bronkiale, e për pasojë ato bëhen më delikate dhe mund të jenë të prirura të dëmtohen dhe gjakosen.

Në rastin e kancerit të mushkërive apo fytit në përgjithësi shfaqja e hemoptojës lidhet me një histori të gjatë të pirjes së duhanit dhe shqetësime të tjera si humbje e pashpjegueshme në peshë, lodhje e përherhshme, djersitje natën dhe humbje oreksi.

Prania e hemoptojës, djersitja natën dhe temperatura kronike (fikse 37 gradë) tregon për tuberkuloz.

DIAGNOZA

Për të ndjekur një diagnostikim korrekt mjeku njihet me historinë klinike të pacientit me vëmendje të veçante tek mosha, profesioni, lidhja me duhanin (nëse po, vërehet sa vite ka që pi duhan dhe sa cigare konsumon në ditë), familjariteti me sëmundje të neoplazmave apo koagulopatitë, kancer i njohur, përdorim ilaçesh, shtatzëni, ndërhyrjet kirurgjikale, udhëtimet e fundit jashtë shtetit, infeksioni HIV.

Gjithashtu mjeku merr parasysh dhe karakteristikat e hemoptojës, nëse ka qenë një episod i vetëm dhe i papritur apo ciklike, faktorë që e kanë shkaktuar si alergjitë i ftohti etj., sasia e gjakut dhe mukozës, ngjyra që k apasur dhe nëse ka simptoma të tjera.

Mjeku do të dallojë hemoptojën e vërtetë nga llojet e tjera të gjakderdhjes si:
Pseudo-hemoptoja, pra gjaku që vjen nga hunda dhe që del nga goja me një kollë.

Hematemeza, gjaku që vjen nga stomaku dhe për këtë ka ngjyrë të errët. Në këtë rast gjaku del me të vjellat.

Nëse konstaton se bëhet fjalë për një sasi të paktën 600 ml gjak në ditë që del, mjeku do të flasë për hemoptojën masive, një gjendje e përgjithshme e lidhur me karcinomën bronkiale, tuberkulozin ose bronkiostazat.

Ekzaminimi mjekësor që bëhet pas historisë klinike të pacioentit synon të zbulojë praninë e temperaturës, takikardisë, takipnea ose dispnea, zhurmë gjatë vizitës normale me stetoskop, rritje të përmasave të nyjeve limfatike në qafë, rritje të madhësisë së mëlçisë, fryrje të këmbëve, njolla të kuqe në lëkurë, humbje e mukozës me gjakosje të dukshme për shembull të mishrave të dhëmbëve apo hundës.

Analizat e gjakut vlerësojnë shenjuesit tumoral (CEA) dhe shohin nëse:
Ka ndryshim të vlerave të hemokromit (rruazave të kuqe, të bardha, hemotakritin, trombocitet dhe hemoglobinën,
Mangësi të analizës së koagulimit
Prani të antitrupave autoimunë
Rritje të uricemisë, kreatininës, azotemisë
Rritje të vlerave të mëlçisë (AST, ALT, γGT, bilirubina).

Analiza e urinës tregon një infeksion të mundshëm ose pamjaftueshmëri renale. Teste e lëkurës dhe analizat me kulturë të pështymës bëhen për të përjashtuar rastin nëse turbekulozi është në fazën aktive.

Me ndihmën e një pajisjeje të vogël të vendosur në gishtin tregues të pacientit, që quhet oksimetër, mjeku vlerëson vlerën e oksigjenit në gjak, apo sa oksigjen transportohet nga hemoglobina; bëhet fjalë për një të dhënë që vlerëson funksionimin e mirë të aktivitetit respirator.

Radiografia e gjoksit është ekzaminimi i parë që kërkohet nga mjeku pas një episodi hemoptoje. E thjeshtë dhe pa dhimbje, radiografia është kontrolli i parë, dhe pse jo i detajuar, i gjendjes së bronkeve, mushkërive apo zemrës. Për shembull në rastet e infeksioneve polmonare tregon shfaqjen e një trashje të mushkërive apo bronkeve, kanceri në mushkëri, tregon një opacitet të ndryshëm në formë të çrregullt, shqetësime kardiake.

Kur është e nevojshme mjeku mund të kërkojë ekzaminime të tjera, si tomografia e gjoksit, bronkoskopinë (me një biopsi të mundshme).

TRAJTIMI

Terapia mjekësore e hemoptojës ndryshonë në bazë të shkallës dhe shkaqeve të saj.

Në rastet e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes është i nevojshëm pushim në regjim shtrati, hidratimi, ilaçet sedative për kollën, antiinflamatore dhe/ose kortikosteroidët, bronkodilatatorët, terapitë me antibiotik (nëse infeksioni është shkaktuar nga baktere)

Në rastet më të rënda, apo të moshuar që vuajnë nga sëmundje të tjera, mund të kërkohet dhe shtrimi në spital.

Ndërkohë mund të jepet edhe acid tranexamic për të ndalur hemoragjitë e vogla.

Një terapi mjekësore më specifike kërkohet në rastet e hemoptojës nga shqetësimet kardiake, të lidhura ndonjëherë dhe me ndërhyrje kirurgjikale, si valvula në zemër.

Në rastet e rënda të hemoptojës, me hemorragji masive kërkohet Urgjenca mjekësore ku mjekët do të praktikojnë një transfuzion gjaku/plazme venoze në pritje të vlerësimit të shkaqeve.

Mes trajtimeve mjekësore për të ndalur gjakun janë për shembull:

Një bronkoskopi e ashpër që synon të injektojë ilaçet direkt (si adrenalina apo vazopresina), terapia me lazer dhe aspirimi.

Ekzeksi pulmonar (heqje e mushkërisë)
Emboli e arteries bronikale (procedurë invazive e vogël që synon okluzionin selektiv të enëve të gjakut)

MË TEPËR

Kryesore21 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar21 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix21 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix21 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix21 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix21 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix21 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix21 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix21 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix21 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook