Lidhu me ne

Mix

ROSELA GJYLBEGU: SOT KA PAK MUZIKË E MË SHUMË FASADË, KA PAK SHPIRT E SHUMË ZHURMË …

Rosela Gjylbegu që në fëmijëri ishte e përfsherë në aktivitete të ndryshme shkollore. Mori pjesë në festivalet e fëmijëve në Shkodër si koriste, e më pas si soliste në vitin 1999, duke u vlerësuar kështu me çmimin e dytë, në një trio të kompozuar nga Jetmir Barbullushi me titull “Të Europës jemi ne”.

Në vitin 2003 Roselës i jepet një mundësi e mirë për të shfaqur talentin e saj. Në “Ethet e së premtes mbrëma”, tregoi vlerat dhe talentin vokal. U vlerësua e treta në këtë spektakël dhe fitoi simpatinë e publikut të gjërë.

Intervistoi: Valon Krasniqi

– Rosela, keni arritur sukses në skenën tonë muzikore, sukses i cili ndoshta para dy dekadash ishte i paimagjinueshëm për ju. Si arritët të futeni në botën e muzikës dhe të renditeni krahas artistëve më të famshëm në vend dhe më gjerë?

– Si çdo fëmijë edhe unë rastësisht duke u marrë me angazhimet artistike në shkollë u pikasa nga mësuesja ime e muzikës, e cila me zgjodhi e me shtyu që të merrja pjesë në fazat përzgjedhëse për në Festivalin mbarëkombëtar të fëmijëve në Shkodër, hezitova disa kohë, më pas kur unë vendosa ishte vonë e nuk kisha shumë hapësira, për shkak të moshës. Më pas erdhën “Ethet e së premtes mbrëma” e prej aty jeta ime mori një kthesë tjetër, të papritur por e lumtur që mora pjesë në atë super-spektakël që ndryshoi gjithçka për mirë në jetën time…

– Jeni lindur dhe rritur në Shkodër, ku studiuat për Gjuhë angleze dhe masterin e përfunduat për Barazi Gjinore, ndërsa punoni në Kuvendin e Shqipërisë. Marrë parasysh që jeni goxha e zënë me punën që e bëni, a ju pengon kjo në fushën e muzikës?

– Po e vërtetë unë jam lindur e rritur në Shkodër deri 18 vjeç, më pas fakultetin e kam bërë në Tiranë ku tashmë prej shumë vitesh jetoj e punoj, sigurisht që punën që bëj e dua shumë e më ka formuar e rritur personalisht e profesionalisht. Jam munduar t’i ekuilibroj si pjesën artistike dhe atë profesionale, s’është e lehtë sepse në punë kam shumë përgjegjësi por gjithçka ka ato fazat e veta. Kur isha me e vogël primare kisha rritjen artistike e më pas pasi arrin disa gjëra fillon kërkon më shumë, të rritesh edhe me tepër në gjëra më të rëndësishme, që të formojnë e të plotësojnë si personalitet, e në këtë rast puna ime. Përpiqem ta menaxhoj e të jem prezente aty ku duhet, si një njeri selektiv unë përzgjedh ku duhet të shkoj e të bëj ato çka mua më japin satisfaksion.

– E thamë se keni përfunduar masterin në Barazi Gjinore. Gruaja shqiptare ballafaqohet me sfida, të cilat jo rrallë duken të pakapërcyeshme. Si mund të avancoj pozita e gruas shqiptare? Çka dëshironi të ndryshoni në shoqërinë tonë?

– Një pyetja sa e bukur edhe e vështirë për t’ju përgjigjur shkurt, unë që në fillimet e mia kam qenë pjesë e organizimeve që bëheshin për të ngritur zërin fort si vajzë, grua apo figurë publike kundër dhunës ndaj vajzave, fëmijëve, grave apo edhe ndaj shumë kauzave sociale shumë të ndjeshme që për fat të keq tek ne janë të shumta për nga problematika, jo vetëm si figurë publike apo si një e diplomuar në shkencat sociale, për barazi gjinore e të drejtat e njeriut, unë përpiqem të mos jem kurrë indiferente, ndaj këtyre problematikave shumë të ndjeshme e fatkeqësisht të mëdha në numër për nga rastet që dëgjojmë çdo ditë. Ajo çka bëjë unë ndoshta është e pamjaftueshme por ne si shoqëri nuk mund e nuk duhet të jemi kaq indiferente duke mos reaguar, duhet të ngrihemi e te bëhemi zëri i atyre që nuk gjejnë forcë e kurajo të denoncojnë dhunën e abuzimet ndaj tyre…

– Veç muzikës dhe asaj që ju jepni në skenë, shpesh emri juaj bëhet pjesë edhe e politikës. A ndjeheni në fakt pjesë e saj?

– Nuk di të jem bërë pjesë e politikës edhe pse punoj mes tyre, nuk është diçka për të cilën unë jam shprehur apo kam ambicie, ndaj jetës nuk i dihet asnjëherë por për momentin unë bëj më shumë përgjegjësi e me shumë pasion punën që më është besuar, ku kryefjala e punës time qëndron në të komunikuarit, diplomacia dhe qytetaria me të cilën qasem në gjithçka unë bëj e jam.

– Disa ndoshta nuk e dinë po ju keni qenë pjesë e “Etheve të së Premtes Mbrëma”. A e ndjeni veten shpesh atë vajzën adoleshente të “Etheve”?

– Unë besoj se kush më njeh e dinë që unë vij nga “Ethet e së premtes”. Më mungon ajo vajza adoleshente naive e me ëndrra të mëdha por shoh përpara e jam e lumtur se çfarë shoh para pasqyrës…

– Kujt ia dedikoni suksesin tuaj, punës apo fatit?

– Vetëm prindërve të mi, që sakrifikuan shumë që unë të isha kjo që jam sot, gjithçka fillon nga rrënjët, nga shembulli e edukata që marrim në familje e për këtë kam qenë me shumë fat, ndaj i jam vetëm atyre mirënjohëse pafund, pjesa tjetër është punë, talent e shumë seriozitet.



– Ndjeni më shumë keqardhje apo gëzim për krijimtarinë muzikore të ditëve të sotme?

– Nuk di … Keqardhje që ka pak muzikë e më shumë fasadë, ka pak shpirt e shumë zhurmë për asgjë. Ka pak talent e shumë botoks…

– Mendon se arti po kthehet në diçka që duhet vetëm të shitet?

– Tek ne fatkeqsisht po… Për shumë arsye, se mungon edukata e punës, industrise, filtrave dhe për rrjedhojë jemi këtu ku jemi.

– Ju keni qenë pjesë e Festivaleve të shumta, edhe të atij në RTSH. Festivali i sivjetmë u kritikua me të madhe, sidomos fituesja Ronela Hajati, ku sipas shumicës nuk e meritonte të fitonte. Çka mendoni për këto festivale dhe a qëndrojnë edhe fjalët që qarkullojnë prapa kuintave?

– S’do doja të komentoja sepse do më keqkuptohej për xhelozi apo ku ta di unë. Fjalë ka pasur, ka e do të ketë gjthmonë për sa kohë nuk jemi të vërtetë e të drejtë. Pjesën tjetër le ta gjykojë koha.

– Kudo ku paraqiteni, shkëlqeni me interpretimin brilant, duartrokiteni pafundësisht nga publiku dhe përherë kritika ju vlerëson në superlativ. Megjithatë, a keni ndonjë peng në jetë ose diçka që ju frikëson?

– Gjithçka kam dashur të kem, ka qenë respekti e dashamirësia e publikut jo vetëm 3 minuta në skenë po kudo në rrugë, ku takohem shpesh me shumë njerëz që më ndalojnë, që më ndjekin, që më shkruajnë e për këte modestisht ndihem plot e lumtur që jam kam dalë…

–  A mund të na shpalosni edhe disa nga planet dhe projektet që mund t’i presim nga ju?

– Dëshira është e madhe për të bërë shumë gjëra, koha e sidomos kjo situatë na ka ndryshuar jetën kemi lënë përgjysmë shumë gjëra por le të shpresojmë se jemi drejtë fundit e që pas këtij momenti të jetojmë normalisht e të realizojmë ato që keni lënë pezull.

ObserverKult

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook