Radar
Tender 400 mijë USD për kuzhinierin e njohur, SPAK vë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

SPAK ka nisur verifikimet për një tender të dyshimtë me vlerë 400 mijë dollarë që ka dhënë Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), e me të cilin fituesi do të duhej të përgatiste një menu të veçantë në kuadër të projektit “100 fshatrat”.
Prokurimi për tenderin në fjalë është hapur më datë 21 tetor 2021në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe ka objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menunë e 100 Fshatrave”, dhe fondi limit prej 41,666,667 lekë.
Fitues i tenderit u shpall kompania ‘Mascarpone’ me vlerën 41.020.500 lekë, pra me një diferencë prej 640 mijë lekësh mes fondit limit dhe fondit të akorduar fituesit, Mascarpone sh.p.k në pronësi të kuzhinierit të njohur Alfio Rrotani dhe Endrit Maci Person Fizik.
Ajo çka ka shtuar dyshimet dhe ka dhënë indicien e SPAK për të vënë nën hetim kreun e FSHZH-së Dritan Agollin për shpërdorim detyre, është fakti se një nga pronarët e kompanive fituese puno0n si shef kuzhine, në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.
produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menunë e ”100 Fshatrave”. Nisur nga përmbajtja e dokumenteve për shërbimin e kërkuar, praktikisht kompania nuk do të bëjë pothuajse asgjë. Në pjesën e kontekstit të ndërhyrjes, nuk është e qartë se çfarë shërbimi do të ofrojë konkretisht Alfio Rrotani, pasi flitet për çështje të përgjithshme në një kontekst social dhe historik.
