Lidhu me ne

Radar

Meta është më ‘i kulluar’ sot se sa në kohën kur Mustafa Nano fliste për ‘aleancë qelbësirash’

Berisha-Meta, ‘Aleanca e qelbësirave 2”

Berisha-Meta, ‘Aleanca e qelbësirave 2”

Alfred Lela – Politiko.al

Duhet thënë se, ata që e kanë duartrokitur koalicionin e vitit 2013 mes Ramës dhe Metës, nuk mund të shohin si të padenjë dhe të padrejtë atë mes Metës dhe Berishës. Sidomos, kur Ilir Meta ka kaluar nga procesi i ‘purifikimit’ të një mandati në aleancë me shefin e PS, dhe të një 5 vjeçari si President i Republikës, zgjedhur me votat e së njëjtës shumicë.

Koalicionin Shtëpia e Lirisë, më shumë e rrezikojnë Monika Kryemadhi, Floriana Garo dhe logoja amatore se sa binomi Berisha-Meta. Për të shkundur qafe etiketimin misogjen duhet me shtu’ se zonjat ilustroze janë përmendur vetëm si metaforë për ata që bërtasin prej dy ditësh për këtë ngarkesë politiko-socialo-morale, që trojet tona nuk e durokan dot. Pra, rikthimin e the inglorious bastards, Sali Berisha e Ilir Meta.

Duhet thënë se, ata që e kanë duartrokitur koalicionin e vitit 2013 mes Ramës dhe Metës, nuk mund të shohin si të padenjë dhe të padrejtë atë mes Metës dhe Berishës. Sidomos, kur Ilir Meta ka kaluar nga procesi i ‘purifikimit’ të një mandati në aleancë me shefin e PS, dhe të një 5 vjeçari si President i Republikës, zgjedhur me votat e së njëjtës shumicë.

Pra, z. Meta është më ‘i kulluar’ sot se sa në kohën kur Mustafa Nano fliste për ‘aleancë qelbësirash’ dhe, ata që sot bërtasin e miratonin, me fjalë a me heshtje. Për kujtesë, mes Ilir Metës të prillit 2013 dhe Edi Ramës së duartrokitësve të sotëm, ngrihej sa një mur Hadriani blloku i ‘Fiksit’, protestat e 21 janarit, megjithë dëmin kolateral, apo dhe mijëra akuza të përfaqësuara nga gërdia estetike e ‘gishtat obezë të babëzisë’.

Për ta ritheksuar, sot Meta ‘vjen’ në koalicion me Berishën si President i Republikës dhe ish- partner thelbësor në ‘Qeverinë Rama I’, ku mbajti detyrën e Kryetarit të Kuvendit.

Paketimi i dyshes Berisha-Meta si një leviatan politik mund të bëjë punë për propagandën, por politikisht nuk thotë gjë.

Edhe për dy arsye, jo dhe aq të thjeshta. Sali Berisha ka më shumë se 8 vjet i larguar nga pushteti (e kam fjalën për ekzekutivin, jo simbolikun-si mund t’ja heqësh atë, kur nuk e bëri as non grata-amerikane), që do të thotë se, të paktën si parim, ai është i amnistuar nga identifikimi me të këqijat e pushtetit.

Sigurisht, ai ka historikun e tij të pushtetit, por e kam fjalën për togfjalëshin, tashmë pa markë ‘fajin e ka Saliu’.

Së dyti, si Berisha ashtu dhe Meta, edhe pse mund të jenë zhvendosje pas, janë thirrje e dëshpëruar për të rikthyer dikotominë e humbur politike, elektorale dhe shoqërore. Teatri politik i katër viteve të fundit është kthyer në një vodëvill. Lulzim Basha ka dështuar, edhe pse, në dukje të paktën, është stërmunduar në skenë për të mbajtur gjallë mekanizmat politikë që i japin kuptim procesit politik. Pavarësisht se ai nuk mund të fajësohet ekskluzivisht për këtë, shtrembërimi ka ndodhur në orën e tij. Ilustrimi më flagrant është pamundësia e strategjisë së tij për ta sjellë në qeveri pas dy ciklesh elektorale, gjë e herës së parë në 30 vite ciklesh pushteti.

Më e rëndë se kjo ka qenë prishja e manifakturës së përballjes (dikotomisë). Shenjues ishte mosbesimi ndaj aksioneve të tij, sa më të zhurmshme bëheshin ato.  

Gjendja, e vrojtuar nga ky kënd, ofron dy alternativa. Të shpresosh te një e ardhme virtuale, kinematografike dhe amerikane të cilën e pompojnë L. Basha dhe Y. Kim, ose të vësh bast te një e tashme e ashpër, që ka nota të së shkuarës, që është deri diku imitim i vetes dhe të tjerëve, por që, të paktën e kthen procesin në shina, rithemelon dikotominë. E thënë me terminologjinë e atyre që sot e qajnë si kataklizëm, më mirë një ‘Aleancë qelbësirash 2’, apo vazhdim i vodëvillit politik?

Kush zgjedh të rrejshmen, edhe para asaj që sot ngjan e pamundur, por është të paktën procesor politik, do të banojë te pamundësia nga letargjia në letargji.   

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook