Lidhu me ne

Mix

Tri llojet e meshkujve që duhet t’i mbani larg


As burrat, as gratë nuk janë të përsosur, jemi shumë larg madje. Ne të gjithë kemi defekte dhe ka raste kur është e vështirë të durojmë e të na durojnë, madje edhe me njerëz që duhemi më shumë.

Megjithatë, ka aspekte të personalitetit që mund të jenë shumë kundërproduktive për marrëdhëniet emocionale dhe që nuk paraqiten në momente të caktuara.

Problemi ndodh për dy arsye: kurrë nuk ka fund njohja e një personi dhe njerëzit ndryshojnë. Një mashkull mund të jetë absolutisht i mahnitshëm në fillim, por pas pak kohësh, e gjen veten duke pyetur se ku humbi princi, apo të ndodh e kundërta, dikush mund të duket me të vërtetë i mërzitshëm, por me kalimin e kohës ju gjeni një magji të fshehtë tek ai person.

Më poshtë, paraqesim tri lloje burrash, që është mirë t’i mbash larg.

Burra që kalojnë nga një ekstrem në tjetrin

Ata janë njerëz që shkojnë nga butësia totale, deri në agresion maksimal, në shumë raste pa ndodhur që faktet të justifikojnë këtë ndryshim. Askush nuk shpjegon kurrë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë. Thjesht një ditë ata vdesin nga dashuria për ju dhe ju mbushin me komplimente e përkëdheli, por të nesërmen ju refuzojnë në një mënyrë acidike dhe nganjëherë mizore.

Ata zakonisht janë impulsivë. Pa e ditur si, ne fillojmë të ndiejmë një paqartësi të thellë ndaj tyre. Ne shkrihemi kur na tregojnë anën e tyre romantike, nuk mund ta imagjinojmë një mashkull më të dashur dhe delikat. Ne mendojmë se e adhurojmë dhe se është dashuria e madhe që kemi ëndërruar gjithmonë. Pastaj, kur zgjohet përbindëshi që mbartin brenda, provojmë të kundërtën: refuzimin dhe madje urrejtjen e paqëndrueshmërisë apo frikën sepse na rezultojnë të paparashikueshëm.

Këta meshkuj janë emocionalisht rraskapitës. Ata kanë një konflikt të thellë të pazgjidhur me veten e tyre. Ata janë shumë të vetëqëndrueshëm dhe prandaj nuk marrin parasysh efektet e veprimeve të tyre. Gjëja e sigurt është se ata nuk janë gati të kenë një marrëdhënie emocionale me ju, madje me askënd.

Burra që gënjejnë sepse e kanë zakon

Ka shumë mënyra për të gënjyer. Më e dukshmja është të flasësh për fakte apo situata që nuk kanë ndodhur kurrë. Megjithatë, mënyra të tjera të krijimit të pavërtetësisë, janë të duash të jetosh me dukje, të premtosh dhe të mos përmbushësh, të përshtatesh me rrethanat që nuk janë të përbashkëta.

Gënjeshtari e heq maskën e vet, jo përmes mënyrës se si sillet me ne, por përmes mënyrës se si e bën me të tjerët. Nëse e bën me njerëz të tjerë, pse të mos e bëjë edhe me ne? Gënjeshtrat shpesh nuk janë të lehta për t’u vënë re, sepse ekzistojnë profesionistë të vërtetë të simulimit. Për këtë arsye, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje mënyrës se si sillen me të tjerët.

Një person që gënjen vazhdimisht, e bën të pamundur besimin në marrëdhënie. Së shpejti do ta gjeni veten duke kryer “hetime” të shumta për ta kapur në flagrancë, ose për të kërkuar nëpër gjërat e tij për të parë nëse ju tradhton. Është e pamundur të ndërtojmë një marrëdhënie të rëndësishme me një gënjeshtar të sëmurë.

Burra që ju bëjnë të ndiheni të frenuar

Ata janë meshkujt me të cilët ndiheni gjithë kohën sikur po ecni mbi vezë. Ata zakonisht janë shumë kritikë për atë që partneri i tyre bën apo thotë dhe madje edhe mënyrën si vishet. Këto karakteristika janë tipike për ata që kanë shumë sukses ose para dhe kërkojnë vetëm një shoqëri që sillet siç dëshirojnë ata.

Ajo që është e sigurt është se gjithmonë ndjeheni të çmuara fillimisht dhe më pas, vlera bie. Mendoni njëzet herë një gjë para se ta thoni; matni shumë mirë mënyrën se si silleni në praninë e tij dhe jeni të tensionuara, nuk mund të jeni spontane. Papritmas ju bëheni një person shumë i heshtur në praninë e tij ose ju flisni, por gjithmonë jini të vëmendshme ndaj shprehjes që ai merr pas fjalëve tuaja.

Në rastet më ekstreme, burrat që kontrollojnë dhe janë narcisistë, bëhen edhe të dhunshëm. Ata besojnë se bota dhe të gjithë njerëzit, veçanërisht partnerët e tyre, duhet të sillen ashtu siç ata dëshirojnë. Ata janë ekspertë në kërcënime, të cilat i kryejnë përmes lojërave të padukshme psikologjike ose shtrëngimeve fizike. Me njerëz të tillë, nuk mund të jesh kurrë e lumtur.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix20 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix20 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar20 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar20 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix20 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook