Lidhu me ne

Radar

‘Cirku’ i Sokol Ballës/ ABC news e largon pa filluar

Sokol Balla vazhdon cirkun e tij me televizionet kryesore në vend.

Moderatori i njohur si militant i Rilindjes dhe Edi Ramës, prej disa javësh nuk është shfaqur më në ekran.

Ai mbylli emisionin e tij në News 24, televizionin e Irfan Hysenbelliut, për të shkuar në një media tjetër.

Negociatat e tij kanë qenë në tre media Euronews, ABC News dhe Top Channel.

Burime pranë vetë moderatorit të cilat u konfirmuan edhe nga stafi i ABC News deklaruan për CNA.al se Sokol Balla kishte mbyllur në parim negociatat me këtë television.

Por Sokol Balla ka filluar nga ana tjetër ‘cirkun’ e tij, duke negociuar dhe me palë të tjera siç ishte edhe Top Channel ku një prej aksionereve dhe administratorja e këtij televizioni është duke kërkuar këshilltar për menaxhimin pas largimit të Ben Blushit në fillim të dhjetorit.

Hoxha ka pasur një takim rreth 4 orë me Sokol Ballën në ambientet e Top Albania Radio pra Air Albania ku është negociuar një kontratë e mundshmë midis palëve. Një nga suportuesit kryesorë të rikthimit të Sokol Ballës sipas vetë zërave brenda Top Channel është drejtori i Fiks Fare, FIlip Çakuli që njihet si një nga miqtë e afërt të Ballës por edhe një nga personat që mbajti qëndrime të forta dhe të distancuara nga ish-drejtori Ben Blushi.

Këto negociata me palë të tjera, ndoshta për të rritur “pazarin” në tregun mediatik, kanë bërë që marrveshja parimore dhe negociata e mbyllur të prishen. Burime nga ky television i thanë CNA.al se sot është mbyllur përfundimisht diskutimi, Sokol Balla nuk do jetë pjesë e stafit të ABC news siç ishte diskutuar më parë. Shkak janë bërë diskutimet me palë të tjera, thanë këto burime.

Nga ana tjetër edhe brenda Top Channel Sokol Balla ende nuk ka mbyllur një marrëveshje me Vjollca Hoxhën megjithëse, ka pasur 4 orë diskutime një javë më parë dhe ditën e djeshme në një nga emisionet e këtij televizioni për rreth një orë u fol për punën e lavdërueshmë në njëjës për “shokun Enver” në Top Channel.

Kapitulli ABC news duket se u mbyll pa filluar, tashmnë pritet vendimi i drejtuesve të Top Channel për Sokol Ballën që prej disa javësh ka ngelur si ‘peshku pa ujë’./CNA.al

MË TEPËR

Mix47 minuta më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix49 minuta më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix55 minuta më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix57 minuta më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix59 minuta më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook