Lidhu me ne

Mix

Melanoma, si të dalloni dhe parandaloni në kohë kancerin e lëkurës

Zbuloni në kohë melanomën!

Melanoma zakonisht shfaqet mes moshës 30 – 60 vjeç dhe përbën 2-3% të tumoreve. Me termin melanomë kuptohet kanceri i lëkurës, i cili e ka origjinën nga melanocitet; qelizat që kanë si funksion të tyre prodhimin e melaninës, substancës përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës. Mund të formohet në zonat më të errëta të epidermës, ku ka ose nuk ka nishane.

Njihni shkaqet

Nuk duhet nënvlerësuar prania e nishaneve dhe sidomos atyre të reja. Një zile alarmi mund të jetë prania e më shumë se 100 nishaneve. Djegiet nga dielli në fëmijëri dhe në adoleshencë dhe ekspozimet e tepruara në diell janë faktorë rreziku të një rëndësie të veçantë. Qëndrimi për një kohë të gjatë në diell, mund të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë një transformim të tumorit. Ndaj kini parasysh se edhe nxirja artificiale me llamba solar duhet të bëhet me shumë kujdes. Një rëndësi të madhe kanë karakteristikat gjenetike, një sistem imunitar jo i mirë, historia familjare ose prania e të paktën një rasti tjetër me melanomë në familje.

Kur duhet të shqetësoheni!

May be an image of 1 person and text

Përpara se të kryeni diagnoza më të thella, fillimisht duhet të bëni vetë një ekzaminim të lëkurës. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është pas dushit, në një dhomë të ndriçuar mirë. Kur një nishan, i formuar kohët e fundit ose ekzistues ka marrë gjithmonë një formë të ndryshme, të parregullt, ndryshon ngjyrën, rritet, shkakton kruarje dhe ka një formë të dhëmbëzuar. Mjeku dermatolog në këto raste ju këshillon për një ekzaminim më të detajuar.

Diagnostikimi

Dermatologu do të kryejë një vizitë të të gjithë nishaneve të vjetër dhe të rinj në trup, duke vlerësuar historinë familjare dhe praninë e shenjave apo simptomave të melanomës së lëkurës. Për të qenë të sigurtë se jeni duke u përballur me një rast të kancerit, është absolutisht e nevojshme që nishani dhe zona e dyshimtë të hiqen në mënyrë kirurgjikale përmes një biopsie. Një ekzaminim histologjik do të bënte të mundur konstatimin e pranisë së qelizave kancerogjene. Rezultati i ekzaminimit bën të mundur përcaktimin e dendësisë së qelizave kancerogjene dhe llojin e melanomës për të vijuar me planifikimin e ndërhyrjeve të mëtejshme. Diagnostikimi imazherik; si skaneri dhe rezonanca magnetike përcaktojnë nëse ekziston dhe ku është përhapur sëmundja.

Parandalimi

Ka sjellje të cilat mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të melanomave. Eshtë i domosdoshëm ekspozimi në mënyrë të moderuar në diell që në moshë të hershme, veçanërisht duke shmangur orët më të nxehta dhe duke minimizuar përdorimin e nxirjes artificiale me llamba solar. Në diell është e këshillueshme të mbani kapele, syze dielli dhe kremra mbrojtës. Është e rëndësishme që të kontrolloni periodikisht vetveten: vetekzaminimi ndonjëherë mund të bëjë të mundur identifikimin e ndryshimeve në kohë dhe ndërhyrjen në periudhën më të shkurtër të mundshme. Rekomandohet ekzaminimi i lëkurës çdo tre vjet midis moshave 20 deri në 40 vjeç dhe një ekzaminim i përvitshëm pas moshës 40 vjeç.

May be an image of indoor

Trajtimi

Sot është e mundur që të zgjedhim midis operacionit që shpesh trajton në mënyrë përfundimtare sëmundjen në fazën fillestare. Radioterapia përdoret për të kuruar melanomën që shfaqet pas një trajtimi tjetër ose si terapi ndihmëse pas operacionit. Kimioterapia në përgjithësi nuk është shumë efikase, por mund jetë e dobishme në lehtësimin e simptomave në fazat e avancuara. Ka edhe vaksina edhe terapi të targetuara, ndërsa gjithnjë e më shumë janë duke u studiuar strategji të tjera imunoterapeutike.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore5 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix5 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix5 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook