Lidhu me ne

Radar

Nënë Liza tregon si ia prishën shtëpinë: Na tërhoqën zvarrë, nuk më lanë të marr as rrobat e vdekjes! Jetoj tek rrënojat

Nënë Liza tregon si ia prishën shtëpinë: NaLiza Marku – Nënë Liza

Prishja e banesave në zonën e “5 Majit” në Tiranë ka nxjerrë prej ditësh qytetarët në protesta. Simboli i këtyre protestave është bërë edhe Liza Marku, e njohur nga të gjithë si “Nënë Liza”

E ftuar në emisionin “ Të Paekspozuarit” në MCN TV, ajo është shprehur se në shtëpinë që i shembën, banonte prej 20 vitesh. Nënë Liza dhe se jeton tek rrënojat e banesës. 

Jam 78 vjeçe, e lindur në Rrëshen dhe e martuar në një fshat të Rubikut. Erdhëm në Tiranë për jetë më të mirë për fëmijët. Menduam se kemi zënë vend, se jemi shqiptarë, por duket sikur kemi dalë ndryshe tani.

Kemi ardhur këtu prej mbi 20 vitesh. E blemë atë vend 16 milionë lekë. E gjetëm me ferra dhe kanalizime. Bëmë shtëpitë. Kur e blemë kemi marrë një letër, por si kushtuam rëndësi. Bëmë shtëpi me tre kate shtëpi, për të tre djemtë. Djali vogël ka shkuar që 15 vjeç në emigracion. Për zotin i del për borxh shtetit për ato që kemi. Jetuam mbi 20 vjet aty dhe asnjeri nuk na erdhi aty, vetëm pas këtij projekti. Para një viti nisi e gjitha. Kemi ditë  që bëjmë protesta dhe asnjë i qeverisë nuk na ka ardhur. Ne kemi marrë vesh se aty do të bëhen kulla. Po vijnë alamet burrash për të ndërtuar aty. Burri më ka vdekur dhe shpëtoi se, të paktën s’e mori vesh se çdo të ndodhte dhe se do të prishej shtëpia.

Na lajmëruan pesë ditë para që do të prishej shtëpia. Në 19 janar erdhi turma e policisë sikur të kishim qenë në Afganistan. Djalin e madh e tërhoqën nga krahu, të voglin e futën në furgon. Iu thashë atyre, të marr ilaçet dhe të brendshmet e mia, të marr dhe rrobat e mia të vdekjes dhe nuk më lanë asgjë të merrja. Mbushën nja dy makina dhe ato nuk e di nga i çuan. Ky është shteti shqiptar se, po të ishte puna për luftë i merr djemtë e mi dhe i çon në Afganistan. Nuk më lanë të merrja asgjë vetëm rrobat e veshura. Nga ajo ditë kam jetuar te një dhomë e rrënuar pa drita dhe ujë. Kërkojnë të dhurojmë shtëpinë. Sa na kanë shembur shtëpitë na kanë çregjistruar nga gjendja civile emrat”, tha nënë Liza.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix3 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix3 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar3 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar3 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix3 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook