Lidhu me ne

Mix

Çfarë duhet të dini nëse jeni të varur nga kafeina

Çfarë duhet të dini nëse jeni të varur nga kafeina

Shumica e pijeve energjike nuk përmbajnë aq shumë kafeinë sa kafet e Starbucks

Mos besoni kur ju thonë që pijet e shtrenjta energjike janë më të forta sesa një filxhan kafe. Një kanaçe prej tyre zakonisht përmban 150 miligramë kafeinë, gjysmën e sasisë së një kafeje Starbucks grandé, që duhet të jetë e përafërt me kafen e dyqaneve të tjera.

Është shumë e thjeshtë të fitoni varësi nga kafja

100 miligramë kafeinë në ditë mjafton për t’i krijuar varësi nga kafja një të rrituri. Këtë sasi e përmbajnë dy bustina Lipton tea ose tre kanaçe Coca-Cola. Nëse ndërprisni pirjen e kafes menjëherë, mund të keni simptomat e lënies së saj, mungesë energjie, nervozizëm, dhimbje koke.

Kafeja funksionon çmendurisht shpejt

Duhen vetëm 10 minuta që kafeina të veprojë pas gllënjkës së parë.

Kokrrat e kafes nuk janë në të vërtetë kokrra, siç janë kokrrat e frutave

Nëse duam të jemi të saktë teknikisht, kokrrat e kafes janë bërthama e frutit të kafes.

Uebkamera e parë në histori është shpikur për shkak të kafes

Mund të duket diçka banale, por kur të dëgjoni historinë, do kuptoni që ka logjikë. Vite më parë, në vitin 1991, në  Universitetin e Cambridge-it në Angli, njerëzit ishin mërzitur duke shkuar te mbajtësja e përbashkët e kafes dhe duke e gjetur bosh. Kështu ata krijuan një ëebcam që tregonte gjendjen e kafes në një dritare 128×128 që përdoruesit mund ta kontrollonin para se të shkonin në atje për të mbushur një filxhan kafe. Kështu që,  meritë e kafes për Skype-in.

ShBA konsumojnë më shumë kafe në vit

Amerikanët konsumojnë 400 milionë filxhanë kafeje në ditë, që ëshë 146 miliardë filxhanë kafe në vit. Kaq shumë kafe!!!

Kafeja funksionon më mirë nëse e pini mes orës 9:30 dhe 11:30

Kjo ndodh sepse nivelet e kortizolit, hormoni që kontrollon orën tuaj të brendshme, bie dhe kafeina ndërvepron me kortizolin. Nëse e pini kafen shumë shpejt në mëngjes, kur kortizoli është i lartë, do krijoni tolerancë dhe do keni nevojë për më shumë kafe për të arritur të njëjtin efekt.

Johann Sebastian Bach shkroi një kantatë të tërë për një vajzë që ishte e varur nga kafja

Ka një arsye që kafja nuk e ka shijen aq të mirë sa aromën

Kjo ndodh sepse ju keni dy shqisa nuhatjeje: nuhatjen për aromat e mjedisit dhe nuhatjen e aromës që vjen nga ana e pasme e hundës që nga brenda gojës kur ju gëlltisni, e cila siguron 80 % të shijes. Është e vërtetë që kafja ka aromë më të mirë kur e nuhasni nga jashtë sesa kur e ndieni nga brenda gojës. Përveç kësaj, pështyma e shpëlan afërsisht gjysmën e shijes me aromë të mirë. Pra, pështyma vepron kundër receptorëve të shijes.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook